Shqipëria Postuar më 21 Dhjetor 2023, 12:16

Nuk ndryshon norma bazë e interesit - Sejko bën “bilancin” e vitit 2023: Vijuam normalizimin e qëndrimit të politikës monetare 

Nga SCAN TV
Nuk ndryshon norma bazë e interesit - Sejko bën “bilancin”

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 3.25%. Në daljen e fundit për kët vit, guvernatori Gent Sejko komunikoi vendimmarrjet për politikën monetare, teksa vendimi ishte i pritshëm, duke qenë se norma bazë e interesi, që prek drejtpërdrejt interesat e kredive, u rrit 1 muaj më parë.

Sejko bëri edhe një bilanc të punës së Bankës së Shqipërisë për vitin 2023.

Sipas guvernatorit, ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet, e nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të shërbimeve. Gjithsesi, ritmi i rritjes ekonomike pritet të shënojë një ngadalësim të lehtë në vitin 2024 dhe t’i rikthehet potencialit të saj në vitet në vijim. Nga ana tjetër, inflacioni parashikohet të vijojë të reduktohet gjatë vitit të ardhshëm dhe të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të tij.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat