Shqipëria Postuar më 21 Dhjetor 2023, 13:58

Pagesat me sistemin AIPS kursejnë 22 Mln Euro - Mbi 200 mijë transaksione në total, u transferuan më shumë se 3.2 miliardë euro

Nga SCAN TV
Pagesat me sistemin AIPS kursejnë 22 Mln Euro - Mbi 200 mijë

Sistemi i pagesave brenda vendit në euro po rezulton një prej zhvillimeve më të rëndësishme të tregut financiar në vitet e fundit. Vetëm gjatë këtij viti, sistemi i njohur gjerësisht si AIPS, ka bërë të mundur transferimin e një volumi masiv pagesash prej më shumë se 3 miliardë euro, duke u kursyer bizneseve dhe individëve më shumë se 22 milionë euro në 11 muajt e këtij viti.

Sistemi AIPS u vu në funksion që vitin e shkuar dhe mundësoi për herë të parë kryerjen e pagesave në euro brenda sistemit bankar shqiptar pa tarifa shtesë nga bankat mëmë. Më herët, transfertat kombëtare në Euro bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.

Transfertat drejtoheshin të bankat mëmë, të cilat kryenin edhe veprimet me kosto shumë të larta, të cilat shkonin deri në 200-300 euro për çdo transaksion, ndërkohë që vonesa në kohë ishte një problem më vete. Vetëm gjatë vitit të shkuar u kursyen rreth 10 milionë euro kosto në formën e transfertave mes bankave korrespondente, ndërkohë që shifra prej 22 milionë eurosh e raportuar nga Banka e Shqipërisë pritet të shtohet edhe më tej, duke parë se dhjetori është muaj mjaft i ngarkuar me transaksione.

Transaksionet bankare në euro përmes sistemit AIPS kanë shënuar një rekord të ri gjatë vitit 2023. Scan dispononon të dhënat e përditësuara për periudhën janar-tetor të këtij viti, prej të cilave rezulton se janë kryer mbi 200 mijë pagesa përmes të cilave është kryer një volum transaksionesh prej 3.2 miliardë euro.

Për vitin 2022, vlera totale e transaksioneve për 12 muajt së bashku ishte 3.3 miliardë eurosh. Shifër që pritet të kalohet këtë vit, duke qenë se dy muajt e fundit të vitit përkojnë edhe me festat, të cilat shoqërohen me volume të larta transaksionesh.

Ndërkohë që dukshëm këtë vit, përveç volumit të transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS, vërehet edhe rritje e numrit të tyre. Viti i shkuar u mbyll me një total prej 153,972, ndërkohë që për periudhën janar-tetor të vitit 2023, kemi 200,537 transaksione. Ka qenë muaji tetor ai që ka shënuar volumin më të madh të transaksioneve në monedhën e përbashkët evropiane, për një total prej 24,354 euro.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 21 Dhjetor

Forcohen sërish valutat kryesore!

Dollari amerikan është blerë sot me 94 lekë dhe është shitur me 95 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat