Asetet e korrupsionit, konfiskimet edhe pa dënime - Ndiq paranë, Strategji e re në 2024. Shtohen afatet e ngrirjes së pasurive, marrëveshje e re me CEPOL

Përqasja e organeve ligjzbatuese me pasuritë e krimit e veccanërisht korrupsionit do shënojë ndryshime thelbësore nga viti 2024. Një seri ndryshimesh në legjislacionin përkatës dhe mënyrës së bashkëpunese të agjencive ligjzbatuese shqiptare me ato partnere, do rrisin feleksibilitetin e veprimeve për ndjekjen e parave, por vecanërisht të proceseve të sekuestrimit e konfiskimit të aseteve.
Këshilli i Ministrave ka miratuar në dhjetor Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës, në kuadër të Procesit të Anëtarësimit, ku synohet ngritja e një sistemi të fuqishëm të ngrirjes, sekuestrimit dhe konfiskimit të pronës dhe gjobave financiare.
Dokumenti parashikon kryerjen e një vlerësimi gjithëpërfshirës për të kuptuar nëse afatet kohore të ngrirjes së aseteve kërkojnë më shumë shtrirje nga afatet që aplikohen aktualisht.
Po ashtu, synohet shënjestrimi i flukseve të parave që mbështesin organizatat kriminale më shumë sesa shënjestrimi i individëve të vetëm, dhe veccanërisht, përmirësimi progresiv i historikut të sekuestrimeve dhe konfiskimeve parandaluese të aseteve. Kjo “duke përfshirë konfiskimin, jo të bazuar në dënim dhe konfiskimin nga palët e treta”, përcakton dokumenti Qeveritar. Ndërkaq, parashikohet edhe promovimi dhe aplikimi gjithnjë e më shumë i ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara.
Një zhvillim i rëndësishëm pritet të vijë edhe nga rishikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Kolegjit Evropian të Policisë (CEPOL) për të rritur bashkëpunimin brenda vitit 2024.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Merr fund emergjenca e furnizimit me energji - Vendimi i qeverisë është në fuqi deri në 31 dhjetor. Ja çfarë ndryshon
Data 31 dhjetor shënon fundin e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, të shpallur nga qeveria në 22 tetor të vitit 2021. Ndër të......

Perimet, ullinjtë dhe vreshtat, fonde deri 843 euro/ha - Ndryshon ligji për bujqësinë organike, synohet rritje e sipërfaqeve të kultivuara
Vetëm 1 % e sipërfaqes bujqësore në Shqipëri është me prodhim organik, apo e thënë ndryshe 1 mijë hektarë tokë në total, ndërkohë që potencialet dhe kërkesa......

Ulen borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 78.89 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie gjatë 10-mujorit të këtij viti, duke shënuar përmirësim të......

Nuk ndryshon norma bazë e interesit - Sejko bën “bilancin” e vitit 2023: Vijuam normalizimin e qëndrimit të politikës monetare
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 3.25%. Në daljen e fundit për kët vit, guvernatori Gent......

Pagesat në kohë reale, projekti më i ri i bankingut modern - Brumbulli: Banka e Shqipërisë do të përshtasë modelin italian
Edhe pagesat elektronike me kartë apo online kanë problemin e vet. Paratë nga blerësi tek shitësi nuk kalojnë në kohë reale. Ky është një shqetësim i cili......

Pagesat me sistemin AIPS kursejnë 22 Mln Euro - Mbi 200 mijë transaksione në total, u transferuan më shumë se 3.2 miliardë euro
Sistemi i pagesave brenda vendit në euro po rezulton një prej zhvillimeve më të rëndësishme të tregut financiar në vitet e fundit. Vetëm gjatë këtij viti,......

Beteja për mineralet e rralla është e vështirë - Problemet në Australi e SHBA dhe përparësia e Kinës
Një strukturë e re e prodhimit të magneteve të mineraleve të rralla po planifikohet në qytetin estonez Narva në kufi me Rusinë. Prodhimi pritet të nisë në......

Smogu, Shkupi një qytet i pajetueshëm - Maqedonia e Veriut, me nivele alarmante të ndotjes së ajrit
Niveli i shikueshmërisë është i ulët në Shkup pasi smogu i dendur mbulon kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, që vazhdon të vlerësohet si një nga qytetet më të......