Tregjet globale ndalin rritjen - Investitorët tërheqin fitimet e nëntë sesioneve të fundit

Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke ndjekur tendencën e tregjeve globale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie me 0.3%, ndërsa sektori i automjeteve kryeson humbjet, në rënie me 1%.
Edhe shumica e tregjeve aziatike patën një tendencë në rënie, me indeksin e Tokios, Nikkei që ra me 1.6%. Humbjet vijnë pasi edhe Wall Street ra ndjeshëm të mërkurën, pasi investitorët tërhoqën fitimet, pas nëntë ditësh me radhë në rritje.
Tashmë investitorët po presin të dhënat e rishikuara mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në SHBA, që do të publikohen ditën e sotme, dhe indeksin e shpenzimeve të konsumit personal, që publikohet të premten.
Ekonomistët e anketuar nga Reuters parashikojnë se ekonomia amerikane do të jetë rritur me 5.2% me bazë vjetore, gjatë tremujorit të tretë të vitit, ndërsa shpenzimet personale të jenë rritur me 2.3%, gjatë së njëjtës periudhë.
Në sesionin e kaluar, bursa e Londrës realizoi performancën më të mirë, me indeksin FTSE 100 që u rrit me 1.3%, për shkak se inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u ngadalësua në 3.9% për nëntorin.
Për sa i përket vitit të ardhshëm, analistët parashikojnë se tregjet do të përballen me disa paqartësi, duke përfshirë mundësitë e një recesioni, rreziqet gjeopolitike dhe politikat monetare nga bankat qendrore.
SCAN
Sondazh

Inflacioni, AI dhe Elon Musk: Historitë e biznesit që dominuan vitin 2023!
Ngjarjet botërore kanë ndikuar në mënyrë drastike në biznesin europian, peizazhet ekonomike dhe të tregut gjatë vitit të kaluar, nga inflacioni i shfrenuar......

Panelet diellore, 2 milionë euro fondi për 2024 - Si do të funksionojë skema e subvencionimit për qytetarët?
Në tre-mujorin e parë të vitit që vjen, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hap aplikimet për fazën e dytë të programit të subvencionimit të......

Konsumi i mallrave të akcizës prek “majat” - 11-mujori/ Rriten zhdoganimet për karburantet, birrën, kafenë dhe cigaret
Importi i mallrave të akcizës në vendin tonë është rritur ndjeshëm përgjatë këtij viti, ku ndikimin kryesor e ka pasur sezoni turistik i cili ishte përtej......

Turizmi "përjeton" momentin më të mirë historik - Gjatë 11-mujorit, rreth 9.5 milionë të huaj vizituan vendin
Statistikat e lëvizjes së shtetasve të publikuara nga INSTAT, tregojnë së më shumë të huaj hynë sesa dolën në territorin e Shqipërisë gjatë muajit Nëntor të......

Asetet e korrupsionit, konfiskimet edhe pa dënime - Ndiq paranë, Strategji e re në 2024. Shtohen afatet e ngrirjes së pasurive, marrëveshje e re me CEPOL
Përqasja e organeve ligjzbatuese me pasuritë e krimit e veccanërisht korrupsionit do shënojë ndryshime thelbësore nga viti 2024. Një seri ndryshimesh në......

Merr fund emergjenca e furnizimit me energji - Vendimi i qeverisë është në fuqi deri në 31 dhjetor. Ja çfarë ndryshon
Data 31 dhjetor shënon fundin e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, të shpallur nga qeveria në 22 tetor të vitit 2021. Ndër të......

Perimet, ullinjtë dhe vreshtat, fonde deri 843 euro/ha - Ndryshon ligji për bujqësinë organike, synohet rritje e sipërfaqeve të kultivuara
Vetëm 1 % e sipërfaqes bujqësore në Shqipëri është me prodhim organik, apo e thënë ndryshe 1 mijë hektarë tokë në total, ndërkohë që potencialet dhe kërkesa......

Ulen borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 78.89 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie gjatë 10-mujorit të këtij viti, duke shënuar përmirësim të......