Nafta ndal rritjen 3-ditore - Ngadalësimi i kërkesës “eklipson” tensionet në Detin e Kuq

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas disa ditësh me radhë në rritje, pasi në fokus të tregjeve janë rikthyer shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës, që kanë eklipsuar tensionet në Lindjen e Mesme. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 79 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat realizuan fitime për të tretën ditë me radhë të mërkurën, për shkak të shqetësimeve për çrregullimin e furnizimit të tregut, duke pasur parasysh se transportuesit kryesorë detarë kanë pezulluar rrugën e Detit të Kuq, duke zgjedhur udhëtime më të gjata, por që rrisin kostot e transportit dhe të sigurimit.
Fokusi i tregut u kthye në ngadalësimin e kërkesës globale, sepse ndikimi i tensioneve në Detin e Kuq pritet të jetë i kufizuar në këtë treg. Administrata për Informimin mbi Energjinë deklaroi të mërkurën se rezervat e naftës bruto u rritën me 2.9 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 15 dhjetor, në totalin e 443.7 milionë fuçive.
Analistët parashikonin një rënie prej 2.3 milionë fuçi. Gjithashtu, administrata amerikane tha se prodhimi në SHBA u rrit në një nivel rekord prej 13.3 milionë fuçi në ditë, javën e kaluar, duke regjistruar nivelin më të lartë në histori. Në lidhje me transportin detar, rreth 15% e trafikut global të anijeve kalon nga Deti i Kuq dhe përmes Kanalit të Suezit.
Megjithatë, ndikimi në furnizimin e tregut ka qenë i kufizuar deri më tani, sepse pjesa më e madhe e naftës bruto e Lindjes së Mesme eksportohet nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit.
Analistët shprehen se, përderisa nuk do të ketë shkurtime shtesë të prodhimit nga OPEC+, çmimet e naftës ka të ngjarë të mbeten pranë këtyre niveleve deri në fund të vitit, me fokus në statistikat kryesore ekonomike dhe reagimin e dollarit amerikan ndaj këtyre të dhënave.
SCAN
Sondazh

Euro, e qëndrueshme pranë 1.095 USD - Investitorët presin shpenzimet e konsumit personal në SHBA
Dollari amerikan është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, për shkak të rënies së tregut të aksioneve, që i......

Ari vijon të tregtohet pranë 2,050 USD - Tregjet presin PBB dhe shpenzimet konsumatore në SHBA
Ari po tregtohet i qëndrueshëm, pranë 2,050 dollarëve edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat ekonomike të SHBA për qartësi të......

Bitcoin rikuperon humbjet - Optimizmi mbi ETF-të e ringjit pranë 44,000 USD
Bitcoin po tregtohet pranë 44,000 dollarëve edhe në sesionin e sotëm, por fitimet janë kufizuar nga rënie e tregjeve globale të aksioneve gjatë 24-orëve të......

Tregjet globale ndalin rritjen - Investitorët tërheqin fitimet e nëntë sesioneve të fundit
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke ndjekur tendencën e tregjeve globale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie me......

Inflacioni, AI dhe Elon Musk: Historitë e biznesit që dominuan vitin 2023!
Ngjarjet botërore kanë ndikuar në mënyrë drastike në biznesin europian, peizazhet ekonomike dhe të tregut gjatë vitit të kaluar, nga inflacioni i shfrenuar......

Panelet diellore, 2 milionë euro fondi për 2024 - Si do të funksionojë skema e subvencionimit për qytetarët?
Në tre-mujorin e parë të vitit që vjen, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hap aplikimet për fazën e dytë të programit të subvencionimit të......

Konsumi i mallrave të akcizës prek “majat” - 11-mujori/ Rriten zhdoganimet për karburantet, birrën, kafenë dhe cigaret
Importi i mallrave të akcizës në vendin tonë është rritur ndjeshëm përgjatë këtij viti, ku ndikimin kryesor e ka pasur sezoni turistik i cili ishte përtej......

Turizmi "përjeton" momentin më të mirë historik - Gjatë 11-mujorit, rreth 9.5 milionë të huaj vizituan vendin
Statistikat e lëvizjes së shtetasve të publikuara nga INSTAT, tregojnë së më shumë të huaj hynë sesa dolën në territorin e Shqipërisë gjatë muajit Nëntor të......