Shqipëria Postuar më 22 Dhjetor 2023, 11:24

70% e popullsisë me karta bankare në 2023 - Banka e Shqipërisë: pagesat për frymë u rritën në 20, nga 17 një vit më parë

Nga SCAN TV
70% e popullsisë me karta bankare në 2023 - Banka e

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, përfshirja financiare e  popullatës madhore është rritur me ritme të kënaqshme, duke arritur në pothuajse 70% në 2023. Ndërkaq pagesat për frymë të popullsisë madhore rezultuan 20 për vitin 2023, nga 17 një vit më parë

Viti 2023 ka shënuar një rritje të shpejtë të përdorimit të kartave bankare në vend. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, përpara përfundimit të këtij viti, përfshirja financiare e  popullatës madhore është rritur me ritme të kënaqshme, duke arritur në pothuajse 70%. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë raporton se pagesat për frymë të popullsisë madhore rezultuan 20 për vitin 2023, nga 17 një vit më parë.

Ndërkaq, në fund të tremujorit të tretë të vitit, rezultojnë në total  1,418,049 karta të emetuara nga bankat që operojnë në Shqipëri, nga  1,399,807 që rezultonin në mesin e vitit. Në total numërohen 1,229,475 karta debiti, dhe vetëm 118,338 krediti. Edhe pse kanë shënuar një rritje të lehtë tremujorin e fundit numri i tyre mbetet ende në nivele minimale. Kartat e kreditit, në ndryshim nga ato të debitit, na mundësojnë të bëjmë blerje nga POS dhe interneti apo të tërheqim cash nga ATM/POS, brenda një kufiri të paracaktuar, pa pasur fonde në llogarinë tonë, por duke përdorur fondet që banka na ka vënë në dispozicion.

Rritje të lehtë ka shënuar në tremujorin e tretë të vitit edhe numri i Kartave me funksion paraje elektronike, të cilat përdoren kryesisht për shlyerjen e faturave apo gjobave të ndryshme.

Mbulimi i 70% të popullsisë me shërbime bankare vjen në nujë ccast kur së shpejti pritet të hidhen në qarkullim kartat bankare bazike.   Muajt e fundit është miratuar edhe ligji që krijon lehtësira për kategori konsumatorësh të cilët e kanë të vështirë apo të pamundur hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash (rrjedhëse) në banka, për shkak të kostove që ajo mbart. Ligji krijon kushtet për mosdiskriminimin e konsumatorëve për hapjen e një llogarie pagese me shërbime bazike, por nga ana tjetër detyron edhe bankat për celjen e tyre.

Paisja e tyre me kartë do të bëhet pa kosto ose me kosto të përballueshme prej tyre, duke garantuar dhe mundësuar të drejtën e çdo konsumatori, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, historikut të aftësisë paguese, për të patur akses në shërbimet bazë të llogarisë së pagesës.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat