Hoteli me temperatura nga -5 në -8 gradë - Klientët flenë në shtrate prej akulli

Në Suedi ndodhet hoteli i parë prej akulli në botë. Me dhomat në një temperaturë deri në minus 8 gradë, vendi tërheq në këtë periudhë turistë nga e gjithë bota. Hoteli ofron edhe një kinema dhe një sallë për ceremoni të ndryshme, të dyja të ndërtuara tërësisht nga akulli
Shumë turistë udhëtojnë në veri të Europës në dhjetor për të përjetuar udhëtime emocionuese me sajë, për të admiruar dritat polare dhe për të takuar Santa Claus në ‘mjedisin e tij natyror’.
Megjithatë, ndoshta përvoja më e pazakontë që mund të përjetohet është një natë në dhomat e akullit! "Icehotel" në Jukkasjärvi të Suedisë është pikërisht ai - një hotel i ndërtuar nga akulli dhe bora. Javën e kaluar u hap për publikun për herë të 34-të dhe në ‘të është e mundur të flihet.
Me peizazhin e tij të bukur Jukkasjärvi ka qenë gjithmonë një destinacion i preferuar veror në Suedi. Sidoqoftë, në vitin 1989, një vendas vendosi të përmirësojë përvojën e vendit të tij dhe të krijojë një atraksion të ri dimëror - hoteli i parë i akullit në botë. Ai e gjeti frymëzimin për këtë ide të pazakontë një mbrëmje kur një grup aventurierësh, të pajisur me lëkurë dreri dhe çanta gjumi, e pyetën nëse mund ta kalonin natën brenda punishtes së tij prej akulli. Ai e kuptoi shpejt se hapja e një hoteli në akull do të ishte një ide vërtet e jashtëzakonshme.
Hoteli i akullit në Suedi tërheq vizitorë nga e gjithë bota, dhe dhomat mbahen në temperatura midis -5 dhe -8 gradë. I bërë nga akulli i lumit Torna, hoteli i akullit kalon çdo vit një lloj “rimishërimi” dhe shndërrohet në forma krejtësisht të reja që të lënë pa frymë. Në këtë vend të jashtëzakonshëm, disa dhjetëra artistë nga vende të ndryshme mblidhen për të sjellë në jetë modelet e tyre inovative.
Temperaturat e dhomës së hotelit mbahen midis -5 dhe -8°C për të siguruar që akulli të mbetet i paprekur gjatë gjithë sezonit të dimrit. Pavarësisht të ftohtit, të gjithë të ftuarit flenë në shtretër akulli, por për t'i mbajtur ata ngrohtë, ofrohen dyshekë të trashë, çanta gjumi termal dhe batanije të ngrohta prej lëkure dreri. Çdo mëngjes në hollin e hotelit ata priten me një filxhan çaj të nxehtë, më pas një vizitë falas në sauna për t'u ngrohur.
Sipas informacioneve nga faqja zyrtare, hoteli ofron edhe një kinema dhe një sallë për ceremoni të ndryshme, të dyja të ndërtuara tërësisht nga akulli. Udhëtimi në ‘Icehotel’ është i lehtë: ka trena dhe aeroplanë të rregullt nga Stokholmi në Kiruna, dhe nga Kiruna në Jukkasjärvi është një udhëtim i shkurtër me autobus prej 30 deri në 50 minuta, në varësi të motit.
Dorina Kurtaj / SCAN

Qyteti spanjoll me zonat më të gjelbra në Europë - Victoria, 50 metra katrorë sipërfaqe e gjelbër për banor
Qyteti me më shumë gjelbërim në Europë ndodhet në veri të Spanjës. Viktoria ofron 50 metra katrorë zonë të gjelbëruar për banor. Qyteti bask është shpallur......

OpenAI, një ekip do vlerësojë rreziqet 'katastrofike' të IA - Vendimi një muaj pas shkarkimit dhe më pas rikthimit në detyrë të CEO
Një ekip monitoruesish për të vlerësuar rreziqet katastrofike të Inteligjencës Artificiale. OpenAI ka marrë vendimin me arsyetimin se studimi shkencor aktual......

70% e popullsisë me karta bankare në 2023 - Banka e Shqipërisë: pagesat për frymë u rritën në 20, nga 17 një vit më parë
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, përfshirja financiare e popullatës madhore është rritur me ritme të kënaqshme, duke arritur në pothuajse 70%......

Kaosi në Detin e Kuq - Rrezikohen rritje çmimesh të mallrave për ekonominë globale
Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit po jep pasoja nga më të ndryshme. Ndërkohë sulmet e militatëve Houthi ndaj anijeve me mallra në Detin e Kuq rrezikojnë të......

5 vendet ku Shqipërisë nuk i kanë rënë eksportet - Ndikimi i euros dhe çmimeve, Greqia e Kosova vijojnë të mbajnë ritmet
Zhvlerësimi i euros dhe rënia e çmimeve kanë impaktuar ndjeshëm eksportet shqiptare këtë vit. Me pjesën më të madhe të partnerëve, ka rënie. Përjashtim bëjnë......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 93.5 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë në raport me ditën e djeshme. Sipas......

Qeveritë e BE-së arrijnë marrëveshje për rregulla më të buta fiskale!
Ministrat e financave të Bashkimit Europian ranë dakord të mërkurën për reformën më të fundit të rregullave fiskale dy dekadash të bllokut, duke lejuar më......

Regjistrimet e papunësisë në SHBA tregojnë qëndrueshmëri për ekonominë më të madhe në botë
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Shtetet e Bashkuara u zgjerua me 4.9% në tre muajt e fundit deri në shtator tremujor pas tremujor. Të dhënat e fundit janë......