Qyteti spanjoll me zonat më të gjelbra në Europë - Victoria, 50 metra katrorë sipërfaqe e gjelbër për banor

Qyteti me më shumë gjelbërim në Europë ndodhet në veri të Spanjës. Viktoria ofron 50 metra katrorë zonë të gjelbëruar për banor. Qyteti bask është shpallur kryeqyteti i gjelbër i Europës dhe ka një rrjet shtigjesh për bicikleta 180 kilometra të gjatë.
Asnjë nga banorët e Victoria, një qytet në Spanjën veriore, nuk është më shumë se disa minuta në këmbë nga hapësirat e gjelbra. Në këtë qytet ka deri në 50 metra katrorë sipërfaqe të gjelbër për banor, krahasuar me 31 në Londër dhe 17 në Barcelonë.
Ky qytet u shpall Kryeqyteti i Gjelbër i Europës nga Komisioni Europian në vitin 2012 dhe quhet edhe “anilo verde” (unaza e gjelbër), kryesisht për shkak të serisë prej 30 kilometrash të parqeve dhe shtigjeve të biçikletave që e rrethojnë. Njerëzit që udhëhoqën Vitoria në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, kur shumë qytete të tjera europiane po ndërtonin gjithnjë e më shumë rrugë, morën një vendim mjaft radikal për të promovuar ecjen në qendër të qytetit, në kundërshtim me trendin aktual.
Ata krijuan gjithashtu rrjetin e parë të shtigjeve të biçikletave në Spanjë, i cili tani shtrihet në 180 kilometra dhe është një nga më të gjerat në vend. Planet për të krijuar unazën e gjelbër të lartpërmendur u diskutuan për herë të parë në vitet ‘80, dhe puna filloi në fillim të viteve ‘90, e cila përfshinte një projekt për mbjelljen e 250.000 pemëve.
Shumë pjesë të qytetit u mbyllën gradualisht për trafikun, gjë që rriti përqindjen e zonave të këmbësorëve në atë vend nga 31 në 71 përqind. Shumë banorë janë vërtet krenarë për këtë, por disa prej tyre pohojnë gjithashtu se procesi konsultativ duket më mirë në letër sesa në praktikë. Ndër të tjera, ata vënë në dukje frikën se me gjelbërimin vjen edhe gentrifikimi, i cili në zonat ku jeton klasa punëtore mund të çojë në shpërnguljen e banorëve origjinalë, pasi çmimet e pasurive të paluajtshme rriten.
Dorina Kurtaj / SCAN

OpenAI, një ekip do vlerësojë rreziqet 'katastrofike' të IA - Vendimi një muaj pas shkarkimit dhe më pas rikthimit në detyrë të CEO
Një ekip monitoruesish për të vlerësuar rreziqet katastrofike të Inteligjencës Artificiale. OpenAI ka marrë vendimin me arsyetimin se studimi shkencor aktual......

70% e popullsisë me karta bankare në 2023 - Banka e Shqipërisë: pagesat për frymë u rritën në 20, nga 17 një vit më parë
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, përfshirja financiare e popullatës madhore është rritur me ritme të kënaqshme, duke arritur në pothuajse 70%......

Kaosi në Detin e Kuq - Rrezikohen rritje çmimesh të mallrave për ekonominë globale
Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit po jep pasoja nga më të ndryshme. Ndërkohë sulmet e militatëve Houthi ndaj anijeve me mallra në Detin e Kuq rrezikojnë të......

5 vendet ku Shqipërisë nuk i kanë rënë eksportet - Ndikimi i euros dhe çmimeve, Greqia e Kosova vijojnë të mbajnë ritmet
Zhvlerësimi i euros dhe rënia e çmimeve kanë impaktuar ndjeshëm eksportet shqiptare këtë vit. Me pjesën më të madhe të partnerëve, ka rënie. Përjashtim bëjnë......

Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 93.5 lekë dhe është shitur me 94.7 lekë në raport me ditën e djeshme. Sipas......

Qeveritë e BE-së arrijnë marrëveshje për rregulla më të buta fiskale!
Ministrat e financave të Bashkimit Europian ranë dakord të mërkurën për reformën më të fundit të rregullave fiskale dy dekadash të bllokut, duke lejuar më......

Regjistrimet e papunësisë në SHBA tregojnë qëndrueshmëri për ekonominë më të madhe në botë
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Shtetet e Bashkuara u zgjerua me 4.9% në tre muajt e fundit deri në shtator tremujor pas tremujor. Të dhënat e fundit janë......

Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshje financiare me Zvicrën pas Brexit!
Firmat financiare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë në gjendje t'u shërbejnë klientëve zviceranë duke përdorur rregullat e brendshme, sipas një......