Shtohen centralet diellore në prodhim - Në 10 muaj u gjenerua 72 546 mWh, 1 % e energjisë totale vendase

Pesë centrale të prodhimit të energjisë nga dielli hynë në prodhim gjatë vitit 2023, duke rritur kapacitetet gjeneruese në vend. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë numri i impianteve që kanë gjeneruar energji nga dielli, në fund të muajit tetor të këtij viti arriti në 20, nga 11 që ishte në fund të vitit që shkoi.
Njëri prej impianteve të rinj hyri në prodhim në muajin tetor. Numri i centraleve që prodhojnë energji nga dielli nuk ndryshonte prej vitesh, pavarësisht interesit të lartë të investitorëve, të shprehur gjatë viteve të fundit.
Gjithsesi, të dhënat për prodhimin e energjisë nga dielli mbeten modeste, në raport me energjinë e prodhuar nga burimet ujore. Sipas të dhënave të përpunara nga TV SCAN, për periudhën janar - tetor të këtij viti sasia e prodhuar nga impinatet fotovoltaike arriti në 1% të totalit. Në total, nga këto impiante u sigurua rreth 72 546 mWh energji.
55,678 mWh e kësaj sasie u prodhua nga centralet e lidhur me rrjetin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ndërsa pjesa tjetër prej 16,868 mWh u gjenerua nga centrale në treg të lirë. Gjithsesi, ndonëse kjo sasi është tejet e ulët në raport me atë të prodhuar nga hidrocentralet, ajo merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.
Ndërkaq, gjatë ditëve të fundit ka nisur operimin centrali diellor i Karavastasë, që pritet të sjellë një rritje të sasisë së energjisë të prodhuar nga dielli.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Një hap nga recesioni: Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar tkurret në tremujorin e tretë!
Të dhënat e rishikuara tregojnë se ekonomia britanike u tkurr 0.1% në tremujor në tre muajt deri në shtator 2023, pas stagnimit në tremujorin e mëparshëm,......

Pse është i rëndësishëm raporti i fundit i IEA-s për tregun europian të naftës?
Raporti i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) për tregun e naftës përshkruan një pamje pozitive të kërkesës globale në vitin 2023, por vjen me......

Kadastra online, por dixhitalizimi i hartave s’përfundon para 2026 - Dokumenti për anëtarësimin: Digjitalizimi i të dhënave ligjore kërkon edhe dy vite
Ndërsa nga vera e këtij viti shërbimet kadastrale ofrohen vetëm online, është ende larg procesi i digjitalizimit të hartave dhe të dhënave ligjore të pronave.......

Turqia kursen 1.83 miliard dollarë me naftën ruse - Ankaraja rriti sasinë e importeve me çmime të reduktuara
Këtë vit, Turqia kurseu rreth 1.83 miliardë euro duke rritur importin e naftës ruse dhe derivateve të naftës me çmime të reduktuara. Turqia është bërë......

Drejtuesit e makinave Tesla më të prirur ndaj aksidenteve - Nga nëntori 2022 deri nëntorin e kaluar 24 aksidente për 1 mijë shoferë
Drejtuesit e Tesla-s janë përfshirë në më shumë aksidente trafiku në SHBA këtë vit sesa drejtuesit e çdo marke tjetër automjeti, sipas një studimi të ri nga......

Hoteli me temperatura nga -5 në -8 gradë - Klientët flenë në shtrate prej akulli
Në Suedi ndodhet hoteli i parë prej akulli në botë. Me dhomat në një temperaturë deri në minus 8 gradë, vendi tërheq në këtë periudhë turistë nga e gjithë......

Qyteti spanjoll me zonat më të gjelbra në Europë - Victoria, 50 metra katrorë sipërfaqe e gjelbër për banor
Qyteti me më shumë gjelbërim në Europë ndodhet në veri të Spanjës. Viktoria ofron 50 metra katrorë zonë të gjelbëruar për banor. Qyteti bask është shpallur......

OpenAI, një ekip do vlerësojë rreziqet 'katastrofike' të IA - Vendimi një muaj pas shkarkimit dhe më pas rikthimit në detyrë të CEO
Një ekip monitoruesish për të vlerësuar rreziqet katastrofike të Inteligjencës Artificiale. OpenAI ka marrë vendimin me arsyetimin se studimi shkencor aktual......