Kadastra online, por dixhitalizimi i hartave s’përfundon para 2026 - Dokumenti për anëtarësimin: Digjitalizimi i të dhënave ligjore kërkon edhe dy vite

Ndërsa nga vera e këtij viti shërbimet kadastrale ofrohen vetëm online, është ende larg procesi i digjitalizimit të hartave dhe të dhënave ligjore të pronave. Qeveria parashikon që proceset e digjitalizimit të hartave dhe të dhënave ligjore të pronave të zgjasin deri në 2026
Ndërsa nga vera e këtij viti shërbimet kadastrale ofrohen vetëm online, duke se vetë Agjencia është ende larg procesit të digjitalizimit të informacionit dhe hartave të pronat. Në dokuemntin e sapomiratuar në kuadrin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli i Ministrave ka miratuar afate të qarta për përfundimin e disa proceseve digjitalizimi të vetë institucionit, të cilat duket se aktualisht janë larg përfundimit. “Agjencia Shtetërore e Kadastrës siguron përfundimin e digjitalizimit të të dhënave ligjore deri në vitin 2026”, përcakton dokumenti qeveritar. Ndërkohë që shumë larg duket se është edhe procesi i digjitalizimit të hartave kadastrale, duke qenë se Këshilli i Ministrave parashikon “Përfundimin e digjitalizimit të hartës deri në vitin 2026”.
Ndërkohë që edhe më i largët është procesi i regjistrimit të pronave të pronave të paregjistruara, i cili duket se nuk do të ndodhë përpara katër viteve. “Përfundimin e regjistrimit të parë të pronës së paregjistruar deri në vitin 2028”, përcakton dokumenti i Këshillit të Ministrave.
Më tej, Qeveria përcakton Digjitalizimin e plotë të procesit të regjistrimit të pronave deri në vitin 2030 bazuar në proceset e brendshme efikase dhe të digjitalizuara të biznesit.
Afatet janë të largëta, pavarësisht se Dixhitalizimi i plotë i kartelave të pasurive të paluajtëshme si dhe hartave ka qenë prioriteti kryesor i Kadastrës për këtë vit. Vetëm për 2023, ajo ka punuar për dy projekte, i pari i financuar nga Qeveria dhe i dyti nga bashkimi Evropian. Në projektin me financim të brendshëm, pritet të dixhitalizohen të dhënat kadastrale për 3.18 milionë pasuri të paluajtëshme. Paralelisht do të kryhet edhe skanimi i 2.1 milionë dosjeve pasurish të paluajtëshme.
Të dyja këto projekte së bashku, parashikojnë ?????????????? ??? ???????? ? ????? ?? ?????? ??????????? ??? ????? ??.??? ??????????? ????????????, që mbulojnë të gjithë territorin e Republikës.
Dixhitalizimi i plotë i kartelave të pasurive të paluajtëshme duket se do të jetë prioriteti kryesor i Kadastrës për këtë vit. Qeveria ka miratuar buxhetin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ku ka parashikuar për këtë proces një fond prej rreth 5 milionë dollarëshë. Në total buxheti për Kadastrën do të jetë rreth 50 milionë dollarë.
Në vendimin e Qeverisë nënvizohet se pritet që përmes këtij procesi të dixhitalizohen të dhënat kadastrale për 3.18 milionë pasuri të paluajtëshme. Paralelisht do të kryhet edhe skanimi i 2.1 milionë dosjeve pasurish të paluajtëshme.
Ndërkohë që nuk do të jenë vetëm këto fondet që do përdoren përë këtë qëllim. Kadastra Shqiptare ka nisur prej kohësh një proces masiv dixhitalizimi të hartave me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian nëpërmjet Projektit “BE për te Drejtat e Pronësisë”, i financuar nga fondet IPA, është angazhuar për financimin e procesit të skanimit të hartave kadastrale të pasurive të paluajtshme. Të dy këto procese komplementare do të realizojnë dixhitalizimin e plotë të të dhënave kadastrale mbi pasuritë e paluajtshme, duke i hapur rrugë përmirësimit sistematik dhe korrigjimit të gabimeve dhe mangësive mbi këto të dhëna të trashëguara ndër vite, që ndikojnë direkt si në cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve ashtu dhe në zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës kryen një vlerësim risku dhe miraton një plan të integritetit antikorrupsion për Agjencinë, duke përfshirë masat për transparencë dhe efikasitet deri në vitin 2024.
Forcimi i sigurisë juridike dhe pritshmërive legjitime për qytetarët dhe biznesin, gjithashtu, gëzimi efektiv i së drejtës themelore të pronës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës siguron:
- Përfundimin e digjitalizimit të të dhënave ligjore deri
në vitin 2026;
- Përfundimin e digjitalizimit të hartës deri në vitin
2026;
- Përfundimin e regjistrimit të parë të pronës së
paregjistruar deri në vitin 2028;
- Digjitalizimin e plotë të procesit të regjistrimit të
pronave deri në vitin 2030 bazuar në proceset e
brendshme efikase dhe të digjitalizuara të biznesit;
- Kontrolle të saktësisë së të dhënave dhe korrigjimi i
të dhënave të kryer në mënyrë periodike.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Turqia kursen 1.83 miliard dollarë me naftën ruse - Ankaraja rriti sasinë e importeve me çmime të reduktuara
Këtë vit, Turqia kurseu rreth 1.83 miliardë euro duke rritur importin e naftës ruse dhe derivateve të naftës me çmime të reduktuara. Turqia është bërë......

Drejtuesit e makinave Tesla më të prirur ndaj aksidenteve - Nga nëntori 2022 deri nëntorin e kaluar 24 aksidente për 1 mijë shoferë
Drejtuesit e Tesla-s janë përfshirë në më shumë aksidente trafiku në SHBA këtë vit sesa drejtuesit e çdo marke tjetër automjeti, sipas një studimi të ri nga......

Hoteli me temperatura nga -5 në -8 gradë - Klientët flenë në shtrate prej akulli
Në Suedi ndodhet hoteli i parë prej akulli në botë. Me dhomat në një temperaturë deri në minus 8 gradë, vendi tërheq në këtë periudhë turistë nga e gjithë......

Qyteti spanjoll me zonat më të gjelbra në Europë - Victoria, 50 metra katrorë sipërfaqe e gjelbër për banor
Qyteti me më shumë gjelbërim në Europë ndodhet në veri të Spanjës. Viktoria ofron 50 metra katrorë zonë të gjelbëruar për banor. Qyteti bask është shpallur......

OpenAI, një ekip do vlerësojë rreziqet 'katastrofike' të IA - Vendimi një muaj pas shkarkimit dhe më pas rikthimit në detyrë të CEO
Një ekip monitoruesish për të vlerësuar rreziqet katastrofike të Inteligjencës Artificiale. OpenAI ka marrë vendimin me arsyetimin se studimi shkencor aktual......

70% e popullsisë me karta bankare në 2023 - Banka e Shqipërisë: pagesat për frymë u rritën në 20, nga 17 një vit më parë
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, përfshirja financiare e popullatës madhore është rritur me ritme të kënaqshme, duke arritur në pothuajse 70%......

Kaosi në Detin e Kuq - Rrezikohen rritje çmimesh të mallrave për ekonominë globale
Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit po jep pasoja nga më të ndryshme. Ndërkohë sulmet e militatëve Houthi ndaj anijeve me mallra në Detin e Kuq rrezikojnë të......

5 vendet ku Shqipërisë nuk i kanë rënë eksportet - Ndikimi i euros dhe çmimeve, Greqia e Kosova vijojnë të mbajnë ritmet
Zhvlerësimi i euros dhe rënia e çmimeve kanë impaktuar ndjeshëm eksportet shqiptare këtë vit. Me pjesën më të madhe të partnerëve, ka rënie. Përjashtim bëjnë......