Bota Postuar më 22 Dhjetor 2023, 19:21

Dollari realizon humbje javore prej 0.8% - Prek nivelin më të ulët në katër muajt e fundit

Nga SCAN TV
Dollari realizon humbje javore prej 0.8% - Prek nivelin më të

Dollari po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke prekur sërish nivelin më të ulët në 4 muajt e fundit, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, i cili do të japë një qartësi më të madhe mbi uljen e interesave nga Rezerva Federale, vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, euro është ngjitur në nivelin më të lartë në 3 javët e fundit dhe po këmbehet në rreth 1.1 dollarë. Fokusi i investitorëve do të jetë te shpenzimet bazë të konsumit personal në SHBA, që publikohen të premten.

Ky indeks është një masë e preferuar nga Rezerva Federale për inflacionin bazë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.7, niveli më i ulët në 4 muajt e fundit.

Ky indeks pritet të publikojë humbje javore prej 0.8%, duke thelluar humbjet prej 1.3% të javës së kaluar. Monedha e gjelbër është gjendur nën presion, pasi investitorët kanë vendosur baste se Rezerva Federale do të ulë normën bazë të interesit me 150 pikë bazë, gjatë vitit të ardhshëm, dhe ulja e parë do të vijë në muajin mars.

Ndërkohë, paundi britanik ka ndryshuar minimalisht, ndërsa më herët gjatë javës u gjend nën presion për shkak se inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar për nëntorin rezultoi shumë poshtë parashikimeve të tregjeve. Volumi i tregtimin ka qënë i ulët, për shkak se investitorët fillojnë pushimet 4-ditore të Krishtlindjes, ndërsa në bursën e Londrës tregtia ka qënë e pjesshme, ditën e sotme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat