Nafta ngjitet drejt 80 USD - Angola largohet nga OPEC, zbeh efektin e sulmeve në Detin e Kuq

Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, ndërsa vazhdojnë tensionet në Lindjen e Mesme pas sulmeve të grupit Houthi ndaj anijeve të transportit në Detin e Kuq. Në anën tjetër, fitimet janë kufizuar nga vendimi i Angolës për t'u larguar nga OPEC, pasi ka ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e grupit në mbështetjen e çmimeve.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 80 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet pranë 74 dollarëve për fuçi. Gjithmonë e më shumë transportues detarë po shmangin Detin e Kuq, për shkak të sulmeve ndaj anijeve nga grupi militant Houthi që operon në Jemen, në mbështetje të palestinezëve.
Këto sulme kanë shkaktuar një ndërprerje të tregtisë globale përmes Kanalit të Suezit, i cili trajton rreth 12% të tregtisë në mbarë botën. Kompania gjermane, Hapag-Lloyd dhe ajo e Hong Kongut OOCL ishin të fundit që thanë se do të shmangnin Detin e Kuq.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën të martën një operacion shumëkombësh për të mbrojtur tregtinë në Detin e Kuq, por grupi Houthi tha se do të vazhdojë të kryejë sulme. Megjithatë, analistët shprehen se ndikimi në furnizimin e tregut me naftë, deri më tani ka qenë i kufizuar, pasi pjesa më e madhe e naftës të Lindjes së Mesme eksportohet nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit.
Ministri i naftës në Angolës, njoftoi të enjten se anëtarësimi në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) nuk po i shërbente interesave të vendit. Angola kishte protestuar më parë ndaj vendimit të OPEC+ për të reduktuar kuotat e prodhimit të naftës për vitin 2024. Grupi i prodhuesve, të udhëhequr nga Arabia Saudite, në muajt e fundit ka marrë mbështetje për të thelluar shkurtimet e prodhimit dhe për të rritur çmimet e naftës.
SCAN
Sondazh

PBB ngjitet me 3.46% në tremujorin e tretë - “Administrata Publike” dhe "Real Estate" stimuluan rritjen ekonomike
Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statatistikave”. Kjo......

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rrit gradualisht pagën minimale për vizat familjare!
Qeveria britanike ka vendosur të rrisë gradualisht kërkesën për pagën minimale për vizat familjare, duke rrëzuar një vendim të diskutueshëm më parë. Qeveria......

Subvencioni për panelet e ngrohjes së ujit - Shteti paguan 70% të vlerës, ja kostot që duhet të paguhen nga familjet
Faza e dytë e programit të suybvencionimit të paneleve diellore për 2 mijë familje të tjera shqiptare pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Por sa do......

Banka e Bashkuar bëhet me kapital 100 % shqiptar - Aksionerët shqiptarë, mbi 35 % të aseteve në 5 banka
Kompania shqiptare e sigurimeve Eurosig nga kjo javë është bërë aksionerja e vetme e Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, duke përfunduar një proces gradual......

Çfarë po e luhat kursin e këmbimit? - Xhepa: Ka ndryshuar struktura në bilancin e pagesave
Në mbyllje të vitit, kursi i këmbimit në vendin tonë vijon të ketë luhatje të vazhdueshme, ku sërish leku mbetet në “superfuqi” në raport me monedhën......

Gjysma e veterinerëve që diplomohen braktisin Shqipërinë - Resuli: Emigracioni infekton edhe këtë sektor, kërkohet ndërhyrje
Fenomeni i emigrimit të fuqisë punëtore ka prekur edhe mjekët veterinerë, ku gjysma e studentëve që diplomohen çdo vit braktisin Shqipërinë për të punuar në......

Shtohen centralet diellore në prodhim - Në 10 muaj u gjenerua 72 546 mWh, 1 % e energjisë totale vendase
Pesë centrale të prodhimit të energjisë nga dielli hynë në prodhim gjatë vitit 2023, duke rritur kapacitetet gjeneruese në vend. Sipas të dhënave nga Enti......

Një hap nga recesioni: Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar tkurret në tremujorin e tretë!
Të dhënat e rishikuara tregojnë se ekonomia britanike u tkurr 0.1% në tremujor në tre muajt deri në shtator 2023, pas stagnimit në tremujorin e mëparshëm,......