Dobësimi i dollarit mbështet metalet e çmuara - Ari ngjitet në 2,075 USD, prek nivelin më të lartë në 3 javë

Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të lartë në 3 javët e fundit, për shkak të dobësimi të dollarit amerikan. Gjithashtu, investitorët po presin edhe të dhënat mbi shpenzimet e konsumit personal në SHBA, që do të publikohen në vonë gjatë ditës së sotme dhe mund të japin një panoramë më të qartë mbi rrugën që do të ndjekë Rezerva Federale. Kontrata “spot” e arit po tregtohet në rreth 2,065 dollarë për onz, ndërsa kontrata “futures” po tregtohet në rreth 2,075 dollarë për onz.
Në këtë mënyrë, metali i verdhë po tregtohet në nivelin më të lartë që nga 4 dhjetori, ndërsa gjatë kësaj jave pritet të realizojë fitime prej 1.8%. Tashmë tregtarët po vlerësojnë 83% shanse për një ulje të normës bazë në SHBA deri në mars të vitit të ardhshëm. Zyrtarët e Fed kanë kundërshtuar idenë e uljes së shpejtë të normave të interesit vitin e ardhshëm, por këto vërejtje kanë ndryshuar shumë pak bindjen e investitorëve.
Indeksi i çmimeve të shpenzimeve të konsumit personal për nëntorin që do të publikohet ditën e sotme, mund të japë më shumë qartësi mbi politikën monetare të Rezervës Federale. Ndër metalet e tjera, argjendi po tregtohet në rreth 24.7 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 975 dollarë për onz. Tregu i metaleve të çmuara pritet të realizojë fitime për të dytën javë me radhë, në mbyllje të sesionit të sotëm.
SCAN
Sondazh

Dollari realizon humbje javore prej 0.8% - Prek nivelin më të ulët në katër muajt e fundit
Dollari po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke prekur sërish nivelin më të ulët në 4 muajt e fundit, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi......

Nafta ngjitet drejt 80 USD - Angola largohet nga OPEC, zbeh efektin e sulmeve në Detin e Kuq
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, ndërsa vazhdojnë tensionet në Lindjen e Mesme pas sulmeve të grupit Houthi ndaj anijeve të transportit në......

PBB ngjitet me 3.46% në tremujorin e tretë - “Administrata Publike” dhe "Real Estate" stimuluan rritjen ekonomike
Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statatistikave”. Kjo......

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rrit gradualisht pagën minimale për vizat familjare!
Qeveria britanike ka vendosur të rrisë gradualisht kërkesën për pagën minimale për vizat familjare, duke rrëzuar një vendim të diskutueshëm më parë. Qeveria......

Subvencioni për panelet e ngrohjes së ujit - Shteti paguan 70% të vlerës, ja kostot që duhet të paguhen nga familjet
Faza e dytë e programit të suybvencionimit të paneleve diellore për 2 mijë familje të tjera shqiptare pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Por sa do......

Banka e Bashkuar bëhet me kapital 100 % shqiptar - Aksionerët shqiptarë, mbi 35 % të aseteve në 5 banka
Kompania shqiptare e sigurimeve Eurosig nga kjo javë është bërë aksionerja e vetme e Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, duke përfunduar një proces gradual......

Çfarë po e luhat kursin e këmbimit? - Xhepa: Ka ndryshuar struktura në bilancin e pagesave
Në mbyllje të vitit, kursi i këmbimit në vendin tonë vijon të ketë luhatje të vazhdueshme, ku sërish leku mbetet në “superfuqi” në raport me monedhën......

Gjysma e veterinerëve që diplomohen braktisin Shqipërinë - Resuli: Emigracioni infekton edhe këtë sektor, kërkohet ndërhyrje
Fenomeni i emigrimit të fuqisë punëtore ka prekur edhe mjekët veterinerë, ku gjysma e studentëve që diplomohen çdo vit braktisin Shqipërinë për të punuar në......