Ethereum performon më mirë se bitcoin - Ngjitet pranë 2,300 dollarëve, analistët presin nivele më të larta

Bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, poshtë 44,000 dollarëve, ndërsa bie në sy rritja e ethereum me rreth 3% për shkak të një përditësimi, që do ta bëjë “blockchain”-in e Ethereum më të shkallëzuar.
Ethereum ka të ngjarë të shkëlqejë edhe gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të përditësimit të quajtur EIP-4844. Kjo do të thotë se “blockchain” i Ethereum do ta ndajë rrjetit në copëza, për të përmirësuar shpejtësinë e transaksioneve. Analistët shprehen se, në botën e paqëndrueshme të kriptomonedhave, Ethereum (ETH) është aktualisht në një pikë kritike, pasi po teston “zonën e shpërthimit”, duke ngjallur entuziazëm midis tregtarëve dhe analistëve.
Gjithsesi, analistët parashikojnë një tërheqje të çmimit ë ethereum drejt 1,900 dollarëve, e cila mund të shërbejë si një zonë ideale për akumulim e forcës për të synuar një objektiv prej 3,500 dollarësh. Kriptomonedha ka treguar një elasticitet të jashtëzakonshëm gjatë muajit të fundit, me një rritje të dukshme prej 9.5%. Ky trend pozitiv ka tërhequr vëmendjen e investitorëve dhe analistëve të cilët po monitorojnë nga afër lëvizjet e Ethereum, në pritje të një shpërthimi të mundshëm.
Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se tregu i kriptomonedhave ndikohet nga një mori faktorësh, duke përfshirë tendencat makroekonomike, zhvillimet rregullatore dhe përparimet teknologjike. Ndërsa Ethereum i afrohet këtij momenti kritik, pjesëmarrësit e tregut këshillohen të tregojnë kujdes dhe të qëndrojnë të informuar për katalizatorët e mundshëm që mund të ndikojnë në lëvizjet e çmimeve të asetit dixhital.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane vijojnë “qetësinë” - Investitorët presin “Rritjen e Santa Claus”, që ndodh çdo fundvit
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pavarësisht se indekset kryesore në Wall Street publikuan fitime të konsiderueshme të......

Dobësimi i dollarit mbështet metalet e çmuara - Ari ngjitet në 2,075 USD, prek nivelin më të lartë në 3 javë
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të lartë në 3 javët e fundit, për shkak të dobësimi të dollarit amerikan.......

Dollari realizon humbje javore prej 0.8% - Prek nivelin më të ulët në katër muajt e fundit
Dollari po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke prekur sërish nivelin më të ulët në 4 muajt e fundit, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi......

Nafta ngjitet drejt 80 USD - Angola largohet nga OPEC, zbeh efektin e sulmeve në Detin e Kuq
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, ndërsa vazhdojnë tensionet në Lindjen e Mesme pas sulmeve të grupit Houthi ndaj anijeve të transportit në......

PBB ngjitet me 3.46% në tremujorin e tretë - “Administrata Publike” dhe "Real Estate" stimuluan rritjen ekonomike
Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet më rritje përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statatistikave”. Kjo......

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rrit gradualisht pagën minimale për vizat familjare!
Qeveria britanike ka vendosur të rrisë gradualisht kërkesën për pagën minimale për vizat familjare, duke rrëzuar një vendim të diskutueshëm më parë. Qeveria......

Subvencioni për panelet e ngrohjes së ujit - Shteti paguan 70% të vlerës, ja kostot që duhet të paguhen nga familjet
Faza e dytë e programit të suybvencionimit të paneleve diellore për 2 mijë familje të tjera shqiptare pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Por sa do......

Banka e Bashkuar bëhet me kapital 100 % shqiptar - Aksionerët shqiptarë, mbi 35 % të aseteve në 5 banka
Kompania shqiptare e sigurimeve Eurosig nga kjo javë është bërë aksionerja e vetme e Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, duke përfunduar një proces gradual......