Bonot e thesarit dominojnë titujt e Qeverisë - Më shumë investitorë individual, pjesëmarrës në tregun sekondar

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë u dominua në masën e 81.41% nga transaksione në instrumente afatshkurtër që i përkasin bonove të thesarit dhe 18.59% nga transaksionet në instrumente afatgjatë që i përkasin obligacioneve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve 91.03% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Sipas të dhënave të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për periudhën janar- mars 2024, ka një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 47.67% dhe 46.39% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë jashtë Burse, për periudhën janar-mars 2024 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Sa i përket zërit “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë kësaj periudhe është regjistruar rënie e konsiderueshme si në numër, ashtu edhe në vlerë transaksionesh. Ndërkohë, që e njëjta ecuri vërehet edhe në zërin “Blerje para afatit të maturimit”.
Në totalin e transaksioneve të këtyre dy zërave të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 882 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-mars 2023.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Turqia do të blejë gaz nga ExxonMobil - Ankaraja synon të reduktojë varësinë e saj nga energjia ruse
Duke synuar një pikë të re furnizimi me energji, në mënyrë që të mos varet nga burime individuale, Turqia është në bisedime me gjigantin e naftës amerikane......

Sezoni turistik/ Durrësi ndriçon rrugët e plazhit. Implementon teknologjitë e reja EE LED
Pak para çeljes së sezonit turistik, Bashkia e Durrësit ka nisur një investim të ri në drejtim të përmirësimit të kushteve për turistët. Në Agjencinë e......

Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme shtohet me 982 mln lekë - Që prej vitit 2018 u arkëtuan nga bankat tregtare rreth 5.5 mld lekë
Që prej krijimit të tij në vitin 2018, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme ka arritur në vlerën 5.5 miliardë lekë si rezultat i kontributeve vjetore të......

Ndërtimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë - Balluku: Punimet, me ritme të shpejta. Anashkalohet kalimi brenda Librazhdit
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII po ecin sipas parashikimeve kontraktuale, duke garantuar përfundimin e tyre......

Kafeja në Shqipëri, më e lirë se në rajon - Eurostat: Norma e rritjes së çmimit për këtë produkt në mars regjistrohet në 1.2%
Në mars të vitit 2024, norma vjetore e ndryshimit të çmimit të kafesë në vendet e Bashkimit Europian ishte 1.0%, krahasuar me 13.5% që ishtë në marsin e vitit......

ENI, shpime për naftë në Dumre - Shtyhen me 1 vit operacionet për vlerësimin e rezervuarit naftëmbajtës
Kompania ENI ka shtyrë me një vit planet për nisjen e shpimit të një pusi për kërkimin e naftës në Dumre. Në gusht të vitit që shkoi kompania italiane, që......

Identifikim elektronik për leje pune në Rajon - Nxitja e tregut të përbashkët të punës në Ballkanin Perëndimor
Për të punuar në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, shtetasit shqiptarë duhet të aplikojnë në mënyrë elektronike për leje pune në një nga këto vende. Ka hyrë në......

Kreditë me probleme vijojnë tendencat rënëse - Në mars arritën në 4.64%, niveli më i ulët në 10 vite
Portofoli i huave me probleme është përmirësuar edhe në muajin mars të këtij viti. Huatë me probleme ndaj totalit arritën në 4.64%, niveli më i ulët ky në 10......