Bizneset në zona turistike mund të punojnë dhe të dielave - Maqedonia e Veriut, vendimi u miratua nga parlamenti i për tregtarët me pakicë dhe shumicë

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, miratoi ndryshimet në Ligjin për tregti me të cilin u mundësohet të punojnë të dielave dhe ditëve të festave shtetërore të gjithë shitësve me pakicë dhe shumicë në vendet turistike, të përcaktuara me Ligjin për Turizëm. Lajmi u konfirmua me anë të një postimi në profilin zyrtar të Facebook të ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Sipas tij ndryshimet në Ligjin për tregtinë pritet të stimulojnë edhe më tej aktivitetin ekonomik në vend, veçanërisht në destinacionet turistike.
Më tej ai shton se të dhënat nga Enti Shtetëror për Statistika konfirmojnë rritjen e numrit të turistëve që nga fillimi i vitit dhe pritshmëritë nga rezervimet e bëra nga turistët e huaj që do të vizitojnë Maqedoninë e Veriut këtë sezon turistik, veçanërisht Ohrin dhe Strugën.
Për këtë arsye pritet dhe rritje e aktivitetit turistik në mbarë vendin. Ndryshimet në Ligjin për Tregtinë u miratuan përmes një dialogu të përbashkët në një proces gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesuara, veçanërisht në sektorin e turizmit. Punëtorët në Qendrat Tregtare që punojnë të dielave dhe ditët e festave do të paguhen shtesë.
Sipas ndryshimeve të fundit të Ligjit për tregti, dyqaneve dhe kioskave iu jepet mundësia në vendet turistike të përcaktuara me Ligjin për turizëm, të punojnë edhe të dielave dhe ditët e festave shtetërore.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=E7tuZ5lo77o
Sondazh

Çmimet e naftës rriten sërish - Prodhuesit kryesorë deklarojnë se nuk mund të hedhin në treg më shumë fuçi
Çmimet e naftës u rritën të martën pasi prodhuesit kryesorë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk mundën të shtonin ndjeshëm prodhimin, ndërsa......

Tesla anulon dorëzimet e “Model Y” në Gjermani - Shkak është një defekt i sinjalizuar në këto modele
Tesla ka anuluar dhe shtyrë në kohë dorëzimet e variantit Model y Performance klientëve që e kishin porositur në Gjermani për shkak të defekteve të......

Pakësohet popullsia e Kosovës - Në vitin 2021 banorët rezidentë vlerësohen në 1.773.971
Popullsia rezidente në Kosovë ka pësuar rënie gjatë vitit 2021. Të dhënat më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se shtimi natyror ishte......

Italia, në prag të gjendjes së jashtzakonshme - Thatësira, ekspertët e cilësojnë si situatën më kritike të 70 viteve të fundit
Aktualisht kjo konsiderohet si situata më e rëndë e 70 viteve të fundit për sa i përket thatësirës në Itali. Ndërkohë që dhe lumenjtë në të gjithë vendin po......

Londra do modifikojë protokollin e Irlandës së Veriut - Ministrat britanikë mund të rishkruajnë pjesë të marrëveshjes për Brexit
Ka tejkaluar pengesën e parë propozimi i Londrës për eliminimin e disa pjesëve të marrëveshjeve tregtare post – Brexit në Irlandën e Veriut. Parlamenti......

Nafta, Franca kërkon rikthimin e Iranit dhe Venezuelës - Parisi propozon lehtësimin e sanksioneve ndaj dy vendeve
Franca kërkon që Irani dhe Venezuela, objekt i sanksioneve ndërkombëtare, të shesin sërish naftën e tyre në tregjet e karburanteve. Propozimi u bë në përpjekje......

Çmimet në Kosovë, pica shënon rekord - Ajo familjare tashmë kushton 18 euro!
Rritja e cmimeve në Kosovë nuk ka ‘kursyer’ as ushqimet e thjeshta duke shënuar rekorde të çuditshme. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat në vend,......

Kina po ndërton një rezervë valutore në juan me 5 vende të tjera për të konkurruar me dollarin amerikan!
Banka Popullore e Kinës po ndërton një rezervë juani me pesë vende të tjera në bashkëpunim me Bankën për Shlyerjet Ndërkombëtare. Kina po bashkohet me......