Italia, në prag të gjendjes së jashtzakonshme - Thatësira, ekspertët e cilësojnë si situatën më kritike të 70 viteve të fundit
Aktualisht kjo konsiderohet si situata më e rëndë e 70 viteve të fundit për sa i përket thatësirës në Itali. Ndërkohë që dhe lumenjtë në të gjithë vendin po thahen. Sipas të dhënave zyrtare nga muaji janar e deri në maj të këtij viti, në Itali ka rënë një sasi rreshjesh sa gjysma e mesatares në 30 vitet e fundit. Ndërsa në rajonet në veri të vendit reshjet kanë qenë 60% më pak.
Por reshjet e pakta nuk janë i vetmi shkak i një skenari gjithnjë e më shqetësues. Ekspertët shprehen se 70% borë më pak gjatë dimrit, katër muaj pa reshje dhe temperaturat prej 3 deri në 4 gradë më shumë se mesatarja, kanë kontribuar në krijimin e kësaj situate. Ata theksojnë se aktualisht situata duket si ajo e fundit të korrikut.
Në situatë kritike dhe lumi PO, tashmë vetëm në 20% të kapacitetit të zakonshëm. Edhe degët janë shumë nën nivelet e zakonshme dhe sektori i bujqësisë po jep alarmin për të mbjellat në rrezik. Sipas fermerëve kjo është një situatë dramatike që nuk shihej prej vitesh dhe nëse gjendja do të vijojë të jetë e tillë do të jetë e vështirë të garantohen produktet.
Ndërkohë Lombardia e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se një krizë e kësaj natyre nuk ishte regjistruar asnjëherë në historinë e rajonit.
Shumë shpejt kjo normë mund të përhapet pasi pritet që gjendja e jashtëzakonshme të shpallet në nivel kombëtar dhe pse java e fundit e qershorit duhet të shoqërohet me reshje shiu.
Sipas autoriteteve italiane nuk mund të përjashtohet racionimi ditor i ujit, por po mendohet dhe të ndalohet larja e automjeteve apo ujitja e kopshteve.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=rKqiHD3WT9E
Sondazh

Londra do modifikojë protokollin e Irlandës së Veriut - Ministrat britanikë mund të rishkruajnë pjesë të marrëveshjes për Brexit
Ka tejkaluar pengesën e parë propozimi i Londrës për eliminimin e disa pjesëve të marrëveshjeve tregtare post – Brexit në Irlandën e Veriut. Parlamenti......

Nafta, Franca kërkon rikthimin e Iranit dhe Venezuelës - Parisi propozon lehtësimin e sanksioneve ndaj dy vendeve
Franca kërkon që Irani dhe Venezuela, objekt i sanksioneve ndërkombëtare, të shesin sërish naftën e tyre në tregjet e karburanteve. Propozimi u bë në përpjekje......

Çmimet në Kosovë, pica shënon rekord - Ajo familjare tashmë kushton 18 euro!
Rritja e cmimeve në Kosovë nuk ka ‘kursyer’ as ushqimet e thjeshta duke shënuar rekorde të çuditshme. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat në vend,......

Kina po ndërton një rezervë valutore në juan me 5 vende të tjera për të konkurruar me dollarin amerikan!
Banka Popullore e Kinës po ndërton një rezervë juani me pesë vende të tjera në bashkëpunim me Bankën për Shlyerjet Ndërkombëtare. Kina po bashkohet me......

G7 pranon të studiojë kufijtë e çmimeve të energjisë ruse - Pritet të mbledhin 5 miliardë dollarë për të trajtuar urinë
Udhëheqësit e G7 kanë rënë dakord të studiojnë vendosjen e kufijve globalë të çmimeve për importet e energjisë ruse për të frenuar aftësinë e Moskës për të......

“E-albania” shtrenjton marrjen e dokumenteve - Shërbim në pika interneti, Gajda: Politika qeveritare po humbet qëllimin për t’u ofruar falas
Ofrimi i shërbimeve online përmes portalit e-Albania, jo vetëm që nuk po merret falas por ka ekspozuar qytetarët ndaj kostove të larta. Pamundësia për të......

Përgjysmohen gjobat ndaj mosdhënies së informacionit - “Ligji për të drejtën e informimit”, komisioneri ka të drejta për vendime
Përgjysmim i gjobave për institucionet të cilat refuzojnë ose nuk japin informacionin në kohën e duhur, ky është një ndër propozimet e komisionerit për të......

“Ndërhyrje imazhi” në fshatra turistikë - FSHZH, hap tenderët për rigjenerimin urban
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur katër tenderë për ndërhyrje në 15 fshatra turistikë. Secili tender ka një vlerë prej 187 milionë e 500 mijë lekë dhe......