Bota Postuar më 28 Qershor 2022, 12:24

Nafta, Franca kërkon rikthimin e Iranit dhe Venezuelës - Parisi propozon lehtësimin e sanksioneve ndaj dy vendeve

Nga SCAN TV

Franca kërkon që Irani dhe Venezuela, objekt i sanksioneve ndërkombëtare, të shesin sërish naftën e tyre në tregjet e karburanteve. Propozimi u bë në përpjekje për të lehtësuar presionin rus për sa i përket furnizimeve energjitike, që ka shkaktuar një rritje të konsiderueshme të cmimeve në të gjithë botën.

Lajmi është konfirmuar për agjencinë e lajmeve Reuters nga një zyrtar i presidencës franceze.

Franca kërkon gjithashtu që mekanizmi i parashikuar për të vendosur një kufi për cmimin e naftës të shtrihet sa më shumë të jetë e mundur dhe që të mos ketë të bëjë vetëm me prodhimet ruse.

Zyrtari francez shtoi se presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski iu tha liderëve të G7-ës, se nuk mendonte që janë rrethanat e duhura për të negociuar me Rusinë për sa i përket konfliktit që po vijon prej muajsh.

Zelenski theksoi se do të ulej në tryezën e bisedimeve me palën ruse vetëm kur të jetë i bindur se po flet nga një pozicion i fortë dhe i qëndrueshëm.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=YQ9ezjc8MjQ

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat