Kina po ndërton një rezervë valutore në juan me 5 vende të tjera për të konkurruar me dollarin amerikan!

Banka Popullore e Kinës po ndërton një rezervë juani me pesë vende të tjera në bashkëpunim me Bankën për Shlyerjet Ndërkombëtare.
Kina po bashkohet me Indonezinë, Malajzinë, Hong Kongun, Singaporin dhe Kilin, ku secili kontribuon me 15 miliardë juanë, rreth 2.2 miliardë dollarë, në marrëveshjen e likuiditetit Renminbi, tha banka qendrore e Kinës në një deklaratë.
“Kur kanë nevojë për likuiditet, bankat qendrore pjesëmarrëse jo vetëm që do të jenë në gjendje të tërheqin nga kontributet e tyre, por gjithashtu do të kenë akses në fonde shtesë përmes një dritareje të kolateralizuar likuiditeti”, tha banka.
Sipas raportit, fondet do të ruhen në Bankën për Shlyerjet Ndërkombëtare. Rusia dhe Kina janë përpjekur të zhvillojnë një monedhë të re rezervë me vendet e tjera të BRICS, tha presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar.
Shporta e monedhave do të paraqiste një alternativë të Fondit Monetar Ndërkombëtar të dominuar nga SHBA dhe do të përfshinte kontribute nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.
“Çështja e krijimit të monedhës rezervë ndërkombëtare bazuar në shportën e monedhave të vendeve tona është në shqyrtim”, tha Putin në Forumin e Biznesit BRICS të mërkurën, sipas një raporti TASS. “Ne jemi të gatshëm të punojmë hapur me të gjithë partnerët e drejtë”.
Ndërkohë, rezervat e këmbimit valutor të Kinës, më e madhja në botë, u rritën muajin e kaluar për herë të parë në vitin 2022, treguan të dhënat shtetërore. Rezervat e vendit u rritën me 80.6 miliardë dollarë për të arritur në 3.13 trilion dollarë. Në të njëjtën kohë, dollari amerikan ka arritur nivelin më të lartë të 20 viteve në javët e fundit.
Në mars, dolën raporte për një marrëveshje nafte saudite me çmim në juan. Një ekonomist i tha Business Insider se një marrëveshje e bërë pa dollarë mund të sinjalizojë shqetësim për t'u mbështetur shumë në monedhën amerikane. Nevoja e vendeve të tjera për dollarë i ekspozon ato ndaj sektorit financiar të SHBA-së dhe rrjedhimisht i jep levat politike SHBA-së.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

G7 pranon të studiojë kufijtë e çmimeve të energjisë ruse - Pritet të mbledhin 5 miliardë dollarë për të trajtuar urinë
Udhëheqësit e G7 kanë rënë dakord të studiojnë vendosjen e kufijve globalë të çmimeve për importet e energjisë ruse për të frenuar aftësinë e Moskës për të......

“E-albania” shtrenjton marrjen e dokumenteve - Shërbim në pika interneti, Gajda: Politika qeveritare po humbet qëllimin për t’u ofruar falas
Ofrimi i shërbimeve online përmes portalit e-Albania, jo vetëm që nuk po merret falas por ka ekspozuar qytetarët ndaj kostove të larta. Pamundësia për të......

Përgjysmohen gjobat ndaj mosdhënies së informacionit - “Ligji për të drejtën e informimit”, komisioneri ka të drejta për vendime
Përgjysmim i gjobave për institucionet të cilat refuzojnë ose nuk japin informacionin në kohën e duhur, ky është një ndër propozimet e komisionerit për të......

“Ndërhyrje imazhi” në fshatra turistikë - FSHZH, hap tenderët për rigjenerimin urban
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur katër tenderë për ndërhyrje në 15 fshatra turistikë. Secili tender ka një vlerë prej 187 milionë e 500 mijë lekë dhe......

Hiqen kontributet për pensionistët që punojnë - Nisma, do të marrin pensionin, por nuk do paguajnë më!
Ata që kanë dalë në pension por që vijojnë të jenë të vetëpunësuar, nuk do të paguajnë më kontribute sigurimesh shoqërore. Në këtë mënyrë, Këshilli i......

Mënyra të reja për të kursyer, buxhetuar dhe marrë hua ndërsa kriza ‘kafshon’ koston e jetesës!
Nga qarqet e parave te skemat e kursimit në vendin e punës, këto truke mund t'ju ndihmojnë të qëndroni në krye të gjërave në një kohë krize financiare dhe......

Rusët e pa sanksionuar në vështirësi për të shitur pronat luksoze në Londër – Mungesa e pronave të disponueshme shkakton rritje çmimesh
Lufta në Ukrainë po e bën të vështirë edhe për rusët e pasanksionuar shitjen e pronave ekskluzive të banimit në Britani, duke shtuar mungesën e furnizimit që......

Si një kolaps kriptosh prej 60 miliardë dollarësh shqetësoi rregullatorët!
Rënia mahnitëse e një tokeni që ishte menduar të vlente gjithmonë 1 dollar ka tronditur investitorët dhe rregullatorët. Monedhat e qëndrueshme (stablecoins)......