Londra do modifikojë protokollin e Irlandës së Veriut - Ministrat britanikë mund të rishkruajnë pjesë të marrëveshjes për Brexit
Ka tejkaluar pengesën e parë propozimi i Londrës për eliminimin e disa pjesëve të marrëveshjeve tregtare post – Brexit në Irlandën e Veriut. Parlamenti britanik miratoi projektligjin kontrovers mbi protokollin e Irlandës së Veriut me 295 vota pro dhe 221 kundër, duke i dhënë dritën e gjelbër për fazën e radhës.
Një lëvizje që rrezikon të krijojë tensione të reja me Bashkimin Europian që ka vendosur të rihapë procedurën e shkeljes që u pezullua në shtator të vitit 2021. Sipas deklaratave të ministres së jashtme britanike, Liz Trus, ky projektligj është sa i domosdoshëm aq dhe i ligjshëm dhe nuk ekziston asnjë mënyrë tjetër për të riparuar problemet që ka krijuar marrëveshja
Por jo të gjithë brenda partisë konservatore e mendojnë si kryeministri Boris Xhonson. Duke filluar që nga ish kryeministrja Tereza Mej e cila u shpreh se një projektligj i tillë që i lejon ministrave të anulojnë pjesë të marrëveshjes, shkel të drejtën ndërkombëtare dhe dëmton reputacionin e Mbretërisë së Bashkuar në botë, pa përmbushur asnjë objektiv.
Projektligji në fakt i lejon ministrave që të modifikojnë pjesën e marrëveshjes së 2019-ës që mundësoi hyrjen në fuqi të kontrolleve post Brexit të mallrave që dërgoheshin nga Britania e Madhe në Irlandën e Veriut. Kontrollet në kufi u menduan për të shmangur ato në kufi me republikën e Irlandës, të cilat nuk pranohen nga unionistët e Irlandës së Veriut
Protokolli ka si qëllim mbrojtjen e tregut të Bashkimit Europian, duke shmangur njëkohësisht imponimin e një kufiri të rreptë që mund të nxisë një përsëritje të konfliktit dhe të destabilizojë paqen relative që ka zgjatur deri tani. Ligji i ri synon rihartimin e disa pjesëve të protokollit të Irlandës së veriut që është pjesë integrale e marrëveshjes së Brexit: pra të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian
Komisioni europian ka reaguar menjëherë duke bërë të qartë se rishikimi i njëanshëm nga ana e Mbretërisë së Bashkuar të Marrëveshjeve që kanë të bëjnë me Irlandën e Veriut, përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Brukseli paralajmëroi Londrën me një seri procedurash shkeljeje që mund të sjellin dhe sanksione financiare.
Londra tashmë ka dy muaj kohë për të justifikuar projektligjin dhe nëse përgjigja nuk do të konsiderohet e kënaqshme, cështja do i kalojë Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Brukseli e konsideron të papranueshmë që qeveria e Boris Xhonson të vendosë se cfarë lloj produkti mund të hyjë ose jo në tregun e përbashkët. Por në të njëjtën kohë ka prezantuar dhe një model të thjeshtëzuar për importet.
Protokolli i Irlandës së veriut, i projektuar për të shmangur një kufi fizik në ishull, ishte problemi më i vështirë për të zgjidhur rreth Brexit.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=LhuQB_Ndb5w
Sondazh

Nafta, Franca kërkon rikthimin e Iranit dhe Venezuelës - Parisi propozon lehtësimin e sanksioneve ndaj dy vendeve
Franca kërkon që Irani dhe Venezuela, objekt i sanksioneve ndërkombëtare, të shesin sërish naftën e tyre në tregjet e karburanteve. Propozimi u bë në përpjekje......

Çmimet në Kosovë, pica shënon rekord - Ajo familjare tashmë kushton 18 euro!
Rritja e cmimeve në Kosovë nuk ka ‘kursyer’ as ushqimet e thjeshta duke shënuar rekorde të çuditshme. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat në vend,......

Kina po ndërton një rezervë valutore në juan me 5 vende të tjera për të konkurruar me dollarin amerikan!
Banka Popullore e Kinës po ndërton një rezervë juani me pesë vende të tjera në bashkëpunim me Bankën për Shlyerjet Ndërkombëtare. Kina po bashkohet me......

G7 pranon të studiojë kufijtë e çmimeve të energjisë ruse - Pritet të mbledhin 5 miliardë dollarë për të trajtuar urinë
Udhëheqësit e G7 kanë rënë dakord të studiojnë vendosjen e kufijve globalë të çmimeve për importet e energjisë ruse për të frenuar aftësinë e Moskës për të......

“E-albania” shtrenjton marrjen e dokumenteve - Shërbim në pika interneti, Gajda: Politika qeveritare po humbet qëllimin për t’u ofruar falas
Ofrimi i shërbimeve online përmes portalit e-Albania, jo vetëm që nuk po merret falas por ka ekspozuar qytetarët ndaj kostove të larta. Pamundësia për të......

Përgjysmohen gjobat ndaj mosdhënies së informacionit - “Ligji për të drejtën e informimit”, komisioneri ka të drejta për vendime
Përgjysmim i gjobave për institucionet të cilat refuzojnë ose nuk japin informacionin në kohën e duhur, ky është një ndër propozimet e komisionerit për të......

“Ndërhyrje imazhi” në fshatra turistikë - FSHZH, hap tenderët për rigjenerimin urban
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur katër tenderë për ndërhyrje në 15 fshatra turistikë. Secili tender ka një vlerë prej 187 milionë e 500 mijë lekë dhe......

Hiqen kontributet për pensionistët që punojnë - Nisma, do të marrin pensionin, por nuk do paguajnë më!
Ata që kanë dalë në pension por që vijojnë të jenë të vetëpunësuar, nuk do të paguajnë më kontribute sigurimesh shoqërore. Në këtë mënyrë, Këshilli i......