Kosova Postuar më 28 Qershor 2022, 12:27

Pakësohet popullsia e Kosovës - Në vitin 2021 banorët rezidentë vlerësohen në 1.773.971

Nga SCAN TV
Pakësohet popullsia e Kosovës - Në vitin 2021 banorët

Popullsia rezidente në Kosovë ka pësuar rënie gjatë vitit 2021. Të dhënat më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se shtimi natyror ishte 14,391 banorë, ndërsa migrimi neto -38,606 banorë. Kështu, popullsia e Kosovës gjatë vitit 2021 u pakësua me -24,215 banorë, duke arritur në 1,774 milionë.

Numri i imigrantëve në Kosovë, gjatë vitit 2021 ishte gjithsej 4,122 persona, ku përfshihen të kthyerit apo riatdhesuarit, numri i azilkërkuesve në Kosovës që kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë, si dhe te gjithë ata persona që kanë leje qëndrimi më shumë se një vit qëndrimi në Kosovë (përfshirë punëtoret e studentët).

Ndërkohë, numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2021 është vlerësuar të jetë gjithsej 42,728, përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2021 ishin emigrantët legal. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërnguljes së përhershme (kryesisht në shtetet fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Përveç vendeve të BE-së dhe EFTA-së një numër I kosovarëve kishte emigruar edhe në vende të tjera kryesisht në SHBA, Turqi, Kanada etj.

Migrimi ndërkombëtar i shprehur në vitin 2021 ishte edhe si pasojë e një numri të madh të emigrantëve që u kthyen në vitin 2020 (për shkak të Pandemisë COVID-19) sidomos nga Kroacia, Sllovenia, Mali i zi , Turqia e vende tjera të BE-së e që më pas emigruan përsëri në vitin 2021. Bilanci i migrimit ndërkombëtar- në Kosovë për vitin 2021 ishte -38,606 banorë.

Sipas të dhënave paraprake numri i lindjeve të gjalla për vitin 2021 që kishin deklaruar si vendbanim rezident Kosovën ishte gjithsej, ndërsa numri i rasteve të vdekjeve që kishin deklaruar vendbanimin rezident në Kosovën ishte gjithsej 14,845 raste.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=OQqOqG262rU

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat