Shqipëria Postuar më 15 Shkurt 2024, 14:41

Bizneset, detyrime për ujërat e ndotur - Del rregullorja/ Teknologjia që duhet të instalojnë deri në fillim të majit

Nga SCAN TV
Bizneset, detyrime për ujërat e ndotur - Del rregullorja/ Teknologjia

Deri në muajin maj, të gjithë subjektet që kryejnë aktivitete ekonomike në zonat bregdetare, si dhe në bregun e liqeneve dhe lumenjve, dhe shkarkojnë ujërat e ndotur në ujëra larës duhet të instalojnë impiantet e trajtimit dhe largimit të tyre.

Ndërkohë që, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Turizmit dhe Mjedisit kanë miratuar rregullat që duhet të ndjekim këto subjekte, që lidhen me standardet e kërkuara, në mënyrë që të mos bëhen objekt penalizimi nga Task – Forca që do të ngrihet për kontrollin e tyre. Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, teknologjia e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura duhet të jetë ajo e trajtimit me llum aktiv.

Ndërkohë që, kjo teknologji duhet të implementohet edhe nga subjektet që disponojnë gropa septike. Po ashtu, rregullorja ka përcaktuar edhe vlerat e lejuara të shkarkimeve, që duhet të përmbushin bizneset që shkarkojnë ujërat e zeza, në ujëra larës.

Dokumenti përcakton edhe lidhjen me sistemin e kanalizimeve të ujërave të ndotura, si dhe hapat që duhet të ndiqen nga subjektet në rast të mungësës së rrjetit të kanalizimeve në zonë.

Detyrimi për instalimin e impianteve të trajtimit dhe largimit të ujërave të ndotur përfshin të gjitha llojet e subjekteve, duke nisur nga strukturat akomoduese, agroturizmat, bujtinat, hotelet, komplekset turistike, baret, restorantet, etj.

Ndërkohë që, sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në total pranë ujrave larës janë 9000 subjekte. Ndërkaq, Task-Forca, që do të ngrihet për monitrimin e zbatimit të këtyre detyrimeve do të nisë kontrollet në terren, në javën e parë të majit, që përkon me përfundimin e afatit 3 - mujor për instalimin e impianteve, ndërsa në rast të konstatimit të shkeljeve do të mund të vendosë gjoba e deri mbyllje të aktivitetit.

Ola Mitre /SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......