Bie prodhimi i qumështit: 4 mijë tonë më pak se në 2020-ën, vetëm 12 % shkon për konsum!

Sasia e qumështit të grumbulluar në të gjithë vendin ka pësuar rënie gjatë vitit që lam pas. Refeuar shifrave zyrare të INSTAT, në vitin 2021, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 115 mijë ton, ndërkohë që në vitin 2020 regjistrohej në 119 mijë tonë, duke bërë që rënia të jetë me afro 4 mijë tonë.
Ky nuk është një lajm i mirë për industrinë e përpunimit të qumshtit pasi pjesa më e madhe e prodhimit shitet në kanale jo formale. Sipas llojit, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës është rreth 94 mijë tonë, sasia e grumbulluar e qumështit të deles është 13 mijë tonë dhe sasia e grumbulluar e qumështit të dhisë është rreth 8 mijë tonë.
Krahasuar me vitin 2020, sasia e grumbulluar e qumështit të lopës paraqitet me rënie 7,4 %, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26,3 % dhe 8,0 %.
Nga sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar, rreth 14 mijë tonë apo rreth 12 për qind është përdorur për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim.
Sa i takon nënprodukteve të qumështit, sasia e prodhuar e djathit sipas llojit të qumështit pësoi rritje me 12,0 % dhe sasia e prodhuar e gjalpit pësoi rënie me 3,4 %, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, rënie me 6,1 % shënoi sasia e prodhuar e djathit të përpunuar (djathë i shkrirë), krahasuar me një vit më parë.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Pandemia rriti numrin e lejeve të lindjes - Mbi 16 mijë gra përfituese, kryesojnë punonjëset në privat
Përpos efekteve negative që ka sjellë në ekonominë e vendit, punësim dhe në jetën e qytetarëve në tërësi, pandemia duket se ka ndikuar pozitivisht në rritjen e......

Italia trefishon të varfrit: Mbi 5.6 milionë njerëz në varfëri absolute në vitin 2021
Numri i individëve në varfëri absolute në Itali pothuajse u trefishua nga viti 2005 në 2021, nga 1.9 në 5.6 milionë (9.4% e totalit), ndërsa familjet u......

ERE, 208 milionë lekë nga pagesat rregullatore - Miratohen tarifat për tregun e energjisë, kush s’paguan në kohë ka penalitete
Enti Rregulltor i Energjisë synon të mbledhë rreth 208 mln lekë nga pagesat rregullatore për vitin 2022 nga subjektet e licencuar në sektorin e energjisë......

Gjykata e Lartë, mbërrijnë mijëra dosje të reja - Janë shkarkuar 8 mijë, por në fund të qershorit rezultojnë 34,507 çështje të prapambetura
Me plotësimin me anëtarë, Gjykata e Lartë ka dhënë në total mbi 8 mijë vendime, por stoku i dosjeve të parapambetura nuk po bie. Deri më datë 30 Qershor 2022......

Shifrat modeste të energjisë diellore - 4-mujori/ Impiantet diellore prodhuan 0.48% të energjisë totale, asnjë impiant i ri në funksionim
Të dhënat e prodhimit të energjisë nga impiantet fotovoltaike mbeten modeste, në raport me energjinë totale të prodhuar, teksa për 4-mujorin e parë të këtij......

Trump largohet nga bordi i medias së tij sociale të krijuar – Pas bllokimit të tij nga rrjetet më të njohura ish presidenti merr një thirrje federale
Ish-presidenti Donald Trump u largua nga bordi i firmës së tij të mediave sociale, Truth Social, disa javë përpara se t'i dërgohej një thirrje federale,......

Suedia e Finlanda në NATO, Shqipëria nis ratifikimin - Qeveria dërgon në Kuvend projektligjin: konsolidim sigurisë në Atlantikun e Veriut
Ndërsa llogaritet se ratifikimi i traktatit për anëtarësim të Suedisë e Finlandës në parlamentet e 30 shteteve anëtare të NATO-s pritet të marrë deri një vit......

Nga kostoja e prodhimit te jetëgjatësia dhe zëvendësimi me pullë poste – Ja disa fakte interesante për dollarin që nuk i kishit dëgjuar
Që nga fillimi i jetës sonë, ne kemi përdorur para për pjesën më të madhe të gjërave. Për shekuj me radhë, paratë janë shpenzuar nga gjërat më ekstravagante......