BE shtyn vendosjen e sistemit për kontrollin e kufijve - Disa shtete anëtare nuk janë gati të aplikojnë strukturën deri në 10 nëntor

Kristi Ceta/SCAN
Komisioni Evropian ka vendosur të shtyjë prezantimin e Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES), që është regjistri i automatizuar i bllokut për udhëtarët me qëndrim të shkurtër që pritej të hynte në fuqi më 10 nëntor.
Njoftimi u bë nga Komisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, në përfundim të takimit të ministrave të brendshëm të BE-së, ku u diskutua për këtë çështje.
"10 Nëntori nuk është më një mundësi," u tha Johansson gazetarëve, duke vënë në dukje se Gjermania, Franca dhe Holanda ishin të papërgatitura për aplikimin e sistemit. Ajo u shpreh se për momentin nuk ka një afat kohor të ri.
Johannson foli për "disa shqetësime kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e sistemit". Sipas saj, Bashkimi Evropian mund ta prezantojë EES në disa faza, "me një hyrje hap pas hapi në sistem, jo të gjitha pikat e kalimit kufitar në të njëjtën kohë." Megjithatë, kjo qasje nuk parashikohet në rregulloren aktuale dhe do të kërkoheshin ndryshime në tekstin ligjor për ta realizuar.
EES është një reformë gjithëpërfshirëse që daton që nga viti 2016 dhe është vonuar vazhdimisht. Qëllimi kryesor i strukturës është të modernizojë kontrollet në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe të zëvendësojë vulosjen tradicionale fizike të pasaportave. Ajo do të zbatohet për qytetarët jashtë BE-së që vijnë në bllok për vizita, pushime ose udhëtime pune dhe qëndrojnë për një kohëzgjatje totale deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.
Sapo sistemi të fillojë të funksionojë, vizitorët do të duhet të japin pasaportat e tyre në mbërritje, së bashku me marrjen e një fotografie të fytyrës dhe skanimin elektronik të gjurmëve të gishtave. Të gjitha hyrjet dhe daljet nga Zona Shengen pa pasaportë do të regjistrohen.
Mbledhja e të dhënave biometrike dhe shkëmbimi i informacionit në kohë reale kanë për qëllim të ndihmojnë autoritetet të zbulojnë ata që kalojnë afatin e vizave afatshkurtëra dhe ata që kryejnë mashtrime identiteti.
Të gjitha shtetet anëtare, përveç Qipros dhe Irlandës, dhe katër vende të asociuara në Shengen, si Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, do të marrin pjesë në skemë. Ndërsa pasaportat në Qipro dhe Irlandë do të vazhdojnë të vulosen manualisht.
Sondazh

Tregtia globale pritet të rritet me 2.7% në 2024 - Rënia e inflacionit dhe normat e ulëta të interesit do të stimulojnë shpenzimet
Kristi Ceta/SCAN Vëllimi i tregtisë globale të mallrave pritet të rritet me 2.7 për qind në vitin 2024, tha Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) në një......

RMV, borxhi publik shkon rreth 9 mld euro - Strategjia fiskale 2025-2029 parashikon reduktimin nën 60% të PBB-së
Kristi Ceta/SCAN Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut do të rritet edhe më tej. Javën e kaluar, Ministria e Financave njoftoi se është përgatitur një......

Eksportet gjermane rriten në gusht - Suficiti tregtar u zgjerua falë kërkesës së lartë nga SHBA dhe Britania
Kristi Ceta/SCAN Eksportet gjermane u rritën në gusht të këtij viti, për shkak të kërkesës së fortë veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e......

Kina “hakmerret” ndaj BE - Pekini vendos masa shtrënguese për importet e konjakut nga blloku
Kristi Ceta/SCAN Kina vendosi masa të përkohshme për importet e konjakut nga Bashkimi Evropian, disa ditë pasi blloku votoi tarifat për automjetet......

DOSSIER/ Çfarë ndodhi kur Tirana u bë Kryeqytet? Kriza e banimit dhe qiratë, më të larta se në Paris e Londër
Historia e Tiranës në vitet e para të pavarësisë së Shqipërisë është e mbushur me ngjarje që ndikuan thellësisht në zhvillimin e saj. Luftërat, pushtimet dhe......

Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan përurojnë Xhaminë e Namazgjasë/Erdogan: Jemi të interesuar t’i thellojmë edhe më tej marrëdhëniet me Shqipërinë
https://youtu.be/Uk4pshkmYIY?si=OeFm28vsSKeDaBZF Diamila Leka/ Scan Pas thuajse 10 vite nga koha kur nisi të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë, pritjes......

Skemë turke për sigurimin e bujqësisë shqiptare. Çfarë është TARSIM dhe si funksion ai? Primet i mbulon shteti
Shqipëria do të aplikojë modelin turk të sigurimeve në bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, nënshkroi me homologun turk, Ibrahim Yumakli,......

Shqipëria dhe Turqia konsolidojnë bashkëpunimin në fushën bujqësisë - Denaj nënshkruan me homologun turk, Deklaratën për Sigurimet në Bujqësi
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj, nënshkroi sot me homologun turk, Ibrahim Yumakli, deklaratën “Mbi bashkëpunimin në......