RMV, borxhi publik shkon rreth 9 mld euro - Strategjia fiskale 2025-2029 parashikon reduktimin nën 60% të PBB-së

Kristi Ceta/SCAN
Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut do të rritet edhe më tej. Javën e kaluar, Ministria e Financave njoftoi se është përgatitur një Strategji e re Fiskale e Shtetit për periudhën 2025-2029. Nga informacionet e disponueshme thuhet se pritshmëritë e autoriteteve janë që borxhi publik, me nivelin prej 66.4 për qind në vitin 2024, do të ulet në periudhën në vijim. Duke marrë parasysh se Prodhimi i Brendshëm në vitin 2023 ishte 13 miliardë euro, borxhi pritet të jetë 8 miliardë e 632 milionë euro, apo afër 9 miliardë euro.
Lufta kundër ekonomisë gri dhe rritja e arkëtimit të fondeve buxhetore, renditen si prioritete të shtetit. “Në vitet në vijim, borxhi do të ulet gradualisht si rezultat i konsolidimit gradual fiskal dhe në vitin 2029 do të jetë nën kufirin e përcaktuar prej 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, theksohet në strategjinë fiskale.
Ministria e Financave shtoi se do të përcaktohet një kufi i garancive të lëshuara dhe prioritet do të jenë projektet e vetëqëndrueshme dhe ato gjenerojnë të ardhura, mbështesin rritjen ekonomike dhe mundësojnë konkurrencë më të madhe të ekonomisë vendase në periudhën afatmesme.
Qeveria ka një plan për konsolidimin financiar të financave publike dhe zvogëlimin e deficitit buxhetor. Nga ana tjetër, shteti duhet të kthejë 2.87 miliardë euro në tre vitet e ardhshme, për të shlyer borxhin e marrë në emër të katër eurobondeve.
Në periudhën 2025-2028 do të maturohen eurobonot e emetuara, gjë që mund të krijojë pasiguri në eficencën e shërbimit të borxhit për shkak të rritjes së nevojave financuese të shtetit, thuhet në analizën e Entit të Revizionit apo Auditimit.
Revizioni më tej thekson se Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk tregon nevojat reale bruto për financimin e shtetit, gjë që çon në zvogëlimin e transparencës dhe paraqitjen jo të plotë të të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhet.
Sondazh

Eksportet gjermane rriten në gusht - Suficiti tregtar u zgjerua falë kërkesës së lartë nga SHBA dhe Britania
Kristi Ceta/SCAN Eksportet gjermane u rritën në gusht të këtij viti, për shkak të kërkesës së fortë veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e......

Kina “hakmerret” ndaj BE - Pekini vendos masa shtrënguese për importet e konjakut nga blloku
Kristi Ceta/SCAN Kina vendosi masa të përkohshme për importet e konjakut nga Bashkimi Evropian, disa ditë pasi blloku votoi tarifat për automjetet......

DOSSIER/ Çfarë ndodhi kur Tirana u bë Kryeqytet? Kriza e banimit dhe qiratë, më të larta se në Paris e Londër
Historia e Tiranës në vitet e para të pavarësisë së Shqipërisë është e mbushur me ngjarje që ndikuan thellësisht në zhvillimin e saj. Luftërat, pushtimet dhe......

Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan përurojnë Xhaminë e Namazgjasë/Erdogan: Jemi të interesuar t’i thellojmë edhe më tej marrëdhëniet me Shqipërinë
https://youtu.be/Uk4pshkmYIY?si=OeFm28vsSKeDaBZF Diamila Leka/ Scan Pas thuajse 10 vite nga koha kur nisi të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë, pritjes......

Skemë turke për sigurimin e bujqësisë shqiptare. Çfarë është TARSIM dhe si funksion ai? Primet i mbulon shteti
Shqipëria do të aplikojë modelin turk të sigurimeve në bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, nënshkroi me homologun turk, Ibrahim Yumakli,......

Shqipëria dhe Turqia konsolidojnë bashkëpunimin në fushën bujqësisë - Denaj nënshkruan me homologun turk, Deklaratën për Sigurimet në Bujqësi
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj, nënshkroi sot me homologun turk, Ibrahim Yumakli, deklaratën “Mbi bashkëpunimin në......

DigitAlb: Ofertë EKSKLUZIVE me ulje çmimesh deri në 10,000 Lekë
Tetori është sërish muaji ku argëtimi është në të vetmen platformë televizive, atë të të gjithë shqiptarëve me emocionet e Kombëtares së Shqipërisë dhe......

Turqi-Shqipëri, sektorët ku do të fuqizohet bashkëpunimi - Erdogan: Orientim drejt inovacionit. Rama: Më shumë investime direkte në turizëm
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria dhe Turqia do të fuqizojnë edhe më tej bashkëpunimin mes tyre duke u fokusuar në rritjen e volumit të shkëmbimeve......