Europa Postuar më 11 Tetor 2024, 11:38

Eksportet gjermane rriten në gusht - Suficiti tregtar u zgjerua falë kërkesës së lartë nga SHBA dhe Britania

Nga SCAN TV
Eksportet gjermane rriten në gusht - Suficiti tregtar u zgjerua falë

Kristi Ceta/SCAN

 

Eksportet gjermane u rritën në gusht të këtij viti, për shkak të kërkesës së fortë veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, duke sfiduar pritshmërinë e tregut për një rënie. Eksportet u rritën me 1.3% në gusht krahasuar me muajin e kaluar, treguan të dhënat nga zyra federale e statistikave. Rezultati u krahasua me një ulje të parashikuar prej 1.0% në një sondazh të Reuters.

"Rritja e dytë radhazi e eksporteve është një dritë e vogël shprese, por nuk është sinjal i fundit të krizës," tha kreu i tregtisë së jashtme në Dhomën Gjermane të Tregtisë. Sipas tij, ekonomia e eksportit është ende nën presion për shkak të kostove të larta të energjisë, taksave dhe personelit, por edhe burokracisë së tepërt. Suficiti i tregtisë së jashtme u zgjerua në 22.5 miliardë euro në gusht, nga 16.9 miliardë euro në korrik.

Ekspertët e ekonomise e vlerësojnë rritjen, por sugjerojnë se suficiti tregtar i rregulluar nga inflacioni po shkon drejt një reduktimi në tremujorin e tretë, kryesisht për shkak të një rënieje të madhe në korrik. Si rrjedhojë, kjo pengon rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Zgjerimi i suficitit tregtar të Gjermanisë u nxit kryesisht nga një rënie e mprehtë e importeve, të cilat ranë me 3.4% në muaj. Nga ana tjetër, eksportet drejt anëtarëve të BE-së u rritën me 0.8% në muaj dhe ato drejt vendeve të treta me 1.9%, tregojnë të dhënat. Eksportet e mallrave në SHBA shënuan një rritje me 5.5%, krahasuar me korrikun, ndërsa eksportet në Mbretërine e Bashkuar u rritën me 5.7%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat