Kina “hakmerret” ndaj BE - Pekini vendos masa shtrënguese për importet e konjakut nga blloku

Kristi Ceta/SCAN
Kina vendosi masa të përkohshme për importet e konjakut nga Bashkimi Evropian, disa ditë pasi blloku votoi tarifat për automjetet elektrike të prodhimit kinez. Ministria e Tregtisë e Kinës tha se gjetjet paraprake të një hetimi kishin përcaktuar se konjaku me çmim të ulët nga Bashkimi Evropian sjell një "dëm të konsiderueshëm" për sektorin vendas.
Franca reagoi duke thënë se masat e përkohshme kineze ishin "të pakuptueshme" dhe shkelnin tregtinë e lirë. Parisi qartësoi se do të punonte me Komisionin Evropian për të sfiduar masën në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Në shenjë të rritjes së tensioneve, ministria e Kinës shtoi në një deklaratë tjetër se një hetim i vazhdueshëm për produktet e derrit të BE-së do të arrijë në një vendim "objektiv dhe të drejtë" kur të përfundojë. Pekini tha gjithashtu se po konsideronte një rritje të tarifave për importet e automjeteve me motor të madh, gjë që do të godiste më rëndë prodhuesit gjermanë. Eksportet gjermane të automjeteve me motorë 2.5 litra ose më të mëdhenj në Kinë arritën në 1.2 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Objektivi kryesor i Pekinit me hetimin e konjakut ishte Franca, për shkak të mbështetjes së saj ndaj tarifave për automjetet elektrike. Dërgesat e konjakut francez në Kinë arritën në 1.7 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe përbënin 99% të importeve të këtij alkooli në vend.
Nga 11 tetori, importuesit e konjakut me origjinë nga BE do të duhet të paguajnë depozitat e sigurisë që variojnë kryesisht nga 34.8% në 39.0% të vlerës së importit. Hennessy dhe Remy Martin ishin ndër markat më të goditura nga masat, me importuesit që duhej të paguanin depozita prej 39.0% dhe 38.1%, respektivisht.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha javën e kaluar se hetimi i konjakut ishte "hakmarrje e pastër", ndërsa tarifat e automjeteve elektrike duheshin për të ruajtur barazinë. Megjithatë, masat mund të kthehen mbrapsht nëse arrihet një marrëveshje përpara se të vendosen tarifat përfundimtare.
Sondazh

DOSSIER/ Çfarë ndodhi kur Tirana u bë Kryeqytet? Kriza e banimit dhe qiratë, më të larta se në Paris e Londër
Historia e Tiranës në vitet e para të pavarësisë së Shqipërisë është e mbushur me ngjarje që ndikuan thellësisht në zhvillimin e saj. Luftërat, pushtimet dhe......

Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan përurojnë Xhaminë e Namazgjasë/Erdogan: Jemi të interesuar t’i thellojmë edhe më tej marrëdhëniet me Shqipërinë
https://youtu.be/Uk4pshkmYIY?si=OeFm28vsSKeDaBZF Diamila Leka/ Scan Pas thuajse 10 vite nga koha kur nisi të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë, pritjes......

Skemë turke për sigurimin e bujqësisë shqiptare. Çfarë është TARSIM dhe si funksion ai? Primet i mbulon shteti
Shqipëria do të aplikojë modelin turk të sigurimeve në bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, nënshkroi me homologun turk, Ibrahim Yumakli,......

Shqipëria dhe Turqia konsolidojnë bashkëpunimin në fushën bujqësisë - Denaj nënshkruan me homologun turk, Deklaratën për Sigurimet në Bujqësi
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj, nënshkroi sot me homologun turk, Ibrahim Yumakli, deklaratën “Mbi bashkëpunimin në......

DigitAlb: Ofertë EKSKLUZIVE me ulje çmimesh deri në 10,000 Lekë
Tetori është sërish muaji ku argëtimi është në të vetmen platformë televizive, atë të të gjithë shqiptarëve me emocionet e Kombëtares së Shqipërisë dhe......

Turqi-Shqipëri, sektorët ku do të fuqizohet bashkëpunimi - Erdogan: Orientim drejt inovacionit. Rama: Më shumë investime direkte në turizëm
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria dhe Turqia do të fuqizojnë edhe më tej bashkëpunimin mes tyre duke u fokusuar në rritjen e volumit të shkëmbimeve......

Rritet trajtimi financiar për ushtrinë - Shtesën mbi pagën e përfitojnë 6 mijë efektivë të Forcave të Armatosura
Ernilda Luzi/ Scan Qeveria shqiptare miraton projektvendimin që përmirëson trajtimin financiar të personelit të Forcave të Armatosura. Nga ky......

Sa përshtaten bizneset shqiptare me ndryshimet klimatike? - Barometri: Vetëm 18% e sipërmarrjeve përdorin energji të rinovueshme
Diamila Leka/ Scan Ndryshimet klimatike kanë rritur ndjeshmërinë e bizneseve shqiptare, kjo krahasuar dhe me vendet e tjera të Ballkanit, disa......