Shqipëria Postuar më 10 Tetor 2024, 14:17

Rritet trajtimi financiar për ushtrinë - Shtesën mbi pagën e përfitojnë 6 mijë efektivë të Forcave të Armatosura

Nga SCAN TV
Rritet trajtimi financiar për ushtrinë - Shtesën mbi pagën e

Ernilda Luzi/ Scan

 

Qeveria shqiptare miraton projektvendimin që përmirëson trajtimin financiar të personelit të Forcave të Armatosura.

Nga ky projektvendim preken rreth 6 mijë efektivë, 2500 prej të cilëve e përfitojnë për herë të parë një shtesë të tillë. Kështu, trajtim të shtuar financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, Njësia Cyber, Dronët, Forcat e Dedikuara për emergjencat civile dhe shumë kapacitete të tjera.

Trajtimi financiar për personelin fluturues dhe mbështetës, sipas këtij vendimi do të variojë deri në 100,000 lekë mbi pagën në muaj dhe nga ky vendim përfitojnë rreth 200 ushtarakë. Gjithashtu për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës, trajtimi financiar mbi pagën shkon deri në 20,000 lekë në muaj për rreth 150 ushtarakë.

Ndërkohë për ushtarakët aktivë të strukturave të tjera, shtesa mbi pagën shkon deri në 70,000 lekë në muaj, duke përfshirë edhe ata ushtarakë që nuk e kanë përfituar më parë këtë shtesë.

Objektivi i këtij investimi është që rekrutët e rinj e veçanërisht profesionistët e fushave të ndryshme të jenë konkurrues në tregun e sotëm.

Ky vendim konfirmon se kapitali njerëzor mbetet prioritet kryesor për ushtarakë të mirëpaguar, dhe të mirëtrajnuar ndërsa rrit ndjeshëm jo vetëm cilësinë e kapitalit por edhe të shërbimeve të mbrojtjes civile.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat