“Bankat duhet të forcojnë sigurinë kibernetike” - Sejko: Do të miratojmë një rregullore të re që sistemi financiar të mbrohet nga sulmet

Ledina Elezi/SCAN
Forcimi dhe shtimi i masave për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike ishte fokusi kryesor i Konferencës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike që bëri bashkë zyrtarë të lartë, ekspertë të sigurisë kibernetike, përfaqësues diplomatikë dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.
Gjatë kësaj konference, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se për pak ditë do të miratohet një rregullore e re që i detyron bankat e nivelit të dytë të shtojnë masat për rritjen e sigurisë kibernetike.
“Në bashkëpunim dhe me asistencën teknike të Departamentit të Shtetit të Thesarit Amerikan, është një rregullore e re që ne e kemi përgatitur dhe presim ta miratojmë në këtë mbledhje Këshilli, e cila do të rrisë kërkesat dhe masat për bankat e nivelit të dytë në lidhje me sigurinë kibernetike.”
Nga ana tjetër, Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Silda Anagnosti, theksoi që duhen angazhuar ekspertë të diasporës shqiptare, me qëllim që të ofrojnë ekspertizën e tyre për sa i përket sigurisë kibernetike në Shqipëri.
“Do t'ju shtyja që të merrnit seriozisht edhe gjetjen e këtyre njerëzve te shqiptarët që jetojnë në botë, te shqiptarët e diasporës. Diaspora tashmë, falë edhe zhvillimeve të teknologjisë së informacionit është më pranë se kurrë me Shqipërinë dhe ka asete, ka njerëz të cilët mund t'i japin vendit shumë më tepër sesa ne.”
Në panele, u diskutua gjithashtu nevoja që të investohet në shkollat profesionale, me synimin që këto të fundit të përgatisin ekspertë të sigurisë kibernetike që ofrojnë zgjidhje praktike për problemet e lidhura me këtë çështje.
Sondazh

Centrale eolike në Vaun e Dejës - Energjia e erës/Interes nga investitorët private. Nuk përfitojnë nga masat mbështetëse
Ola Mitre / Scan Teksa energjia e erës nuk është shfrytëzuar ende në vendin tonë, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur 2......

Turqia, politikë të jashtme miqësore me fqinjët - Bashkëpunimi me Shqipërinë mund të thellohet në sektorin e prodhimit të armëve
Lidion Kulla/Scan Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm tregtar dhe politik për Turqinë, ndërsa këto marrëdhënie janë përmirësuar ndjeshëm......

Unaza e Madhe, e hapur për përdoruesit brenda vitit - ARRSH, Noni: Punimet, në stad të avancuar. Ecuria sipas lot-eve
Ola Mitre / SCAN Aksi kryesor i Unazës së Madhe të Tiranës parashikohet të hapet për qakullimin e automjeteve brenda këtij viti”. Përgjegjësi i......

Kreditë me probleme, niveli më i ulët në një dekadë - Në gusht arritën 4,61%. Përmirësohet cilësia e portofolit të huave
Armela Duka/SCAN Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë, për treguesit e shëndetit financiar bankar gjatë muajit gusht të këtij viti tregojnë se......

Parregullsi në buxhetin prej 240 miliardë euro të BE-së: Auditorët e bllokut kritikojnë gabimet në shpenzime!
Edel Strazimiri / SCAN Gabimet në buxhetin prej 240 miliardë eurosh të BE-së vitin e kaluar u rritën në 5.6%, një nivel që nuk është parë që nga kriza......

Rritet kërkesa për kredi konsumatore - Mikrofinanca Shqiptare: “Boom” aplikimesh nga individët që punojnë në informalitet
Ledina Elezi/SCAN Në 12 muajt e fundit ka pasur një rritje të kërkesës për kredi konsumatore në institucionet financiare jo banka, sidomos nga......

Financim për baret, restorantet dhe rrobaqepësitë - Fokus në uljen e mbetjeve. Afati i aplikimit deri më 7 nëntor 2024
Elisabeta Dosku/ SCAN Të gjithë bizneset e reja apo ekzistuese në kryeqytet, me fokus në ripërdorimin e mbetjeve, më qëllim orientimin drejt ekonomisë......

Programi “EU4Schools”, inaugurohen dy shkolla të tjera në Tiranë
Ditën e sotme u inauguruan dy objekte të tjera arsimore në Tiranë, të cilat janë pjesë e ndërhyrjes së Programit “EU4Schools” / “BE për Shkollat”: shkolla......