Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan përurojnë Xhaminë e Namazgjasë/Erdogan: Jemi të interesuar t’i thellojmë edhe më tej marrëdhëniet me Shqipërinë

https://youtu.be/Uk4pshkmYIY?si=OeFm28vsSKeDaBZF
Diamila Leka/ Scan
Pas thuajse 10 vite nga koha kur nisi të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë, pritjes së besimtarëve mysliman, i erdhi fundi. Këtë të enjte, ceremonia e inaugurimit u krye në praninë e Presidentit të Turqisë, Regep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit Edi Rama shoqëruar me bashkëshortet e tyre.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama shprehu mirënjohjen për Presidentin turk, ndërsa theksoi se Xhamia e Namazgjasë do të jetë e një populli të tërë.
“Ka qenë për mua çështje nderi që xhamia e madhe të hynte e pastër në jetën e besimit si objekt kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë harmoninë fetare dhe njerëzit bashkëjetojnë siç tha Papa Françesku tha kur erdhi në Shqipëri jo në harmoni por në vëllazëri fetare. Xhamia e madhe e Namazgjasë është trashëgimia e një populli të tërë. Qoftë e mbarë dhe këmba e kryemyftiut të Tiranës Bilal Teqja I cili prej sot do të jetë kryekujdestari I këtij tempulli dhe u priftë e mbara të gjithë besimtarëve myslimanë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim e as ndalim drejt majës ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në një Shqipëri të denjë e të mirë për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine e ideje.”
Entuziast dhe me emocion shprehet se është ndjerë presidenti i Turqisë teksa shprehet se Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, do t’i shërbejë 10 mijë besmitarëve myslimanë. Por midis tjerave, gjatë fjalës së tij përcolli dhe mesazhe kuplimplota për myslimanët.
“Jam shumë entuziast dhe shumë i lumtur që jam këtu bashkë me ju. Për këtë arsye gjithsecili nga ju, ju falenderoj për gjithë këtë emocion që më dhuruat. Jam shumë me fat që ndopdhem në këtë ambient shumë të shqenjtë. Xhamia e namazgjasë më e madhja en ballkan që tashmë do të zëri vendin e saj në kujtimet tona. Xhaminë e Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë e cila në brendësinë e saj transmeton traditat. Do t’i shërbejë 10 mijë besimtarëve myslimanë. Është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, adhurimi, por është menduar, akoma më e gjerë, që do i shërbejë besimtarëve në çdo aspekt. Synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë. Dua të shprehem se xhamia e namazgjasë është simbol i miqësisë dhe solidaritetit mes nesh.
Sondazh

Skemë turke për sigurimin e bujqësisë shqiptare. Çfarë është TARSIM dhe si funksion ai? Primet i mbulon shteti
Shqipëria do të aplikojë modelin turk të sigurimeve në bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, nënshkroi me homologun turk, Ibrahim Yumakli,......

Shqipëria dhe Turqia konsolidojnë bashkëpunimin në fushën bujqësisë - Denaj nënshkruan me homologun turk, Deklaratën për Sigurimet në Bujqësi
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj, nënshkroi sot me homologun turk, Ibrahim Yumakli, deklaratën “Mbi bashkëpunimin në......

DigitAlb: Ofertë EKSKLUZIVE me ulje çmimesh deri në 10,000 Lekë
Tetori është sërish muaji ku argëtimi është në të vetmen platformë televizive, atë të të gjithë shqiptarëve me emocionet e Kombëtares së Shqipërisë dhe......

Turqi-Shqipëri, sektorët ku do të fuqizohet bashkëpunimi - Erdogan: Orientim drejt inovacionit. Rama: Më shumë investime direkte në turizëm
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria dhe Turqia do të fuqizojnë edhe më tej bashkëpunimin mes tyre duke u fokusuar në rritjen e volumit të shkëmbimeve......

Rritet trajtimi financiar për ushtrinë - Shtesën mbi pagën e përfitojnë 6 mijë efektivë të Forcave të Armatosura
Ernilda Luzi/ Scan Qeveria shqiptare miraton projektvendimin që përmirëson trajtimin financiar të personelit të Forcave të Armatosura. Nga ky......

Sa përshtaten bizneset shqiptare me ndryshimet klimatike? - Barometri: Vetëm 18% e sipërmarrjeve përdorin energji të rinovueshme
Diamila Leka/ Scan Ndryshimet klimatike kanë rritur ndjeshmërinë e bizneseve shqiptare, kjo krahasuar dhe me vendet e tjera të Ballkanit, disa......

“Bankat duhet të forcojnë sigurinë kibernetike” - Sejko: Do të miratojmë një rregullore të re që sistemi financiar të mbrohet nga sulmet
Ledina Elezi/SCAN Forcimi dhe shtimi i masave për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike ishte fokusi kryesor i Konferencës Kombëtare për Sigurinë......

Centrale eolike në Vaun e Dejës - Energjia e erës/Interes nga investitorët private. Nuk përfitojnë nga masat mbështetëse
Ola Mitre / Scan Teksa energjia e erës nuk është shfrytëzuar ende në vendin tonë, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë mbërritur 2......