Tregtia globale pritet të rritet me 2.7% në 2024 - Rënia e inflacionit dhe normat e ulëta të interesit do të stimulojnë shpenzimet

Kristi Ceta/SCAN
Vëllimi i tregtisë globale të mallrave pritet të rritet me 2.7 për qind në vitin 2024, tha Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) në një përditësim të Perspektivës dhe Statistikave të Tregtisë Globale. Ky parashikim është pak më i lartë se parashikimi i mëparshëm i OBT-së prej 2.6 për qind i bërë në prill.
Sipas raportit, tregtia globale e mallrave përjetoi një prirje rritëse në gjysmën e parë të 2024, duke shfaqur një rritje nga viti në vit prej 2.3 për qind. Kjo rritje pritet të pasohet nga një zgjerim i mëtejshëm i moderuar gjatë pjesës së mbetur të vitit dhe në vitin 2025.
Rritja reale globale e Produktit të Brendshëm Bruto me kurset e këmbimit të tregut parashikohet të mbetet e qëndrueshme në 2.7 për qind si në vitin 2024 ashtu edhe në vitin 2025, thuhet në raport.
OBT vuri në dukje se nga mesi i vitit 2024, inflacioni ishte ulur mjaftueshëm për të mundësuar bankat qendrore që të reduktonin normat e interesit. Kjo rënie e inflacionit pritet të rrisë të ardhurat reale të familjeve dhe të stimulojë shpenzimet konsumatore, ndërkohë që normat e ulëta të interesit duhet të inkurajojnë firmat të rrisin shpenzimet e tyre për investime.
Drejtoresha e Përgjithshme e OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala deklaroi se pritet një rimëkëmbje graduale e tregtisë globale për vitin 2024, ndërkohë që mbetet vigjilent ndaj pengesave të mundshme, veçanërisht përshkallëzimit të mundshëm të konflikteve rajonale si ato në Lindjen e Mesme.
Impakti mund të jetë më i rëndë për vendet e prekura drejtpërdrejt, por mund të ndikojë gjithashtu në mënyrë indirekte kostot globale të energjisë dhe rrugët e transportit. Është e domosdoshme të punohet kolektivisht për të siguruar stabilitet ekonomik global dhe rritje të qëndrueshme, pasi këto janë thelbësore për rritjen e mirëqenies së njerëzve në mbarë botën, theksoi ajo.
Raporti parashikon një rënie të eksporteve në Evropë me 1.4 për qind dhe një rënie të importeve me 2.3 për qind në vitin 2024. Eksportet evropiane janë ndikuar negativisht nga sektorët e automobilave dhe kimikateve të rajonit. Ndërkohë, eksportet në Azi për këtë vit pritet të rriten me 7.4 për qind, duke tejkaluar rajonet e tjera.
Sondazh

RMV, borxhi publik shkon rreth 9 mld euro - Strategjia fiskale 2025-2029 parashikon reduktimin nën 60% të PBB-së
Kristi Ceta/SCAN Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut do të rritet edhe më tej. Javën e kaluar, Ministria e Financave njoftoi se është përgatitur një......

Eksportet gjermane rriten në gusht - Suficiti tregtar u zgjerua falë kërkesës së lartë nga SHBA dhe Britania
Kristi Ceta/SCAN Eksportet gjermane u rritën në gusht të këtij viti, për shkak të kërkesës së fortë veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e......

Kina “hakmerret” ndaj BE - Pekini vendos masa shtrënguese për importet e konjakut nga blloku
Kristi Ceta/SCAN Kina vendosi masa të përkohshme për importet e konjakut nga Bashkimi Evropian, disa ditë pasi blloku votoi tarifat për automjetet......

DOSSIER/ Çfarë ndodhi kur Tirana u bë Kryeqytet? Kriza e banimit dhe qiratë, më të larta se në Paris e Londër
Historia e Tiranës në vitet e para të pavarësisë së Shqipërisë është e mbushur me ngjarje që ndikuan thellësisht në zhvillimin e saj. Luftërat, pushtimet dhe......

Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan përurojnë Xhaminë e Namazgjasë/Erdogan: Jemi të interesuar t’i thellojmë edhe më tej marrëdhëniet me Shqipërinë
https://youtu.be/Uk4pshkmYIY?si=OeFm28vsSKeDaBZF Diamila Leka/ Scan Pas thuajse 10 vite nga koha kur nisi të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë, pritjes......

Skemë turke për sigurimin e bujqësisë shqiptare. Çfarë është TARSIM dhe si funksion ai? Primet i mbulon shteti
Shqipëria do të aplikojë modelin turk të sigurimeve në bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, nënshkroi me homologun turk, Ibrahim Yumakli,......

Shqipëria dhe Turqia konsolidojnë bashkëpunimin në fushën bujqësisë - Denaj nënshkruan me homologun turk, Deklaratën për Sigurimet në Bujqësi
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj, nënshkroi sot me homologun turk, Ibrahim Yumakli, deklaratën “Mbi bashkëpunimin në......

DigitAlb: Ofertë EKSKLUZIVE me ulje çmimesh deri në 10,000 Lekë
Tetori është sërish muaji ku argëtimi është në të vetmen platformë televizive, atë të të gjithë shqiptarëve me emocionet e Kombëtares së Shqipërisë dhe......