Shqipëria Postuar më 14 Tetor 2025, 14:55

471 milionë euro suficit në arkën e shtetit - Rriten të ardhurat, tatimi mbi pagat dhe konsumi, ndikim kryesor

Nga Elisabeta Dosku

471 milionë euro suficit në arkën e shtetit - Rriten të

Buxheti i shtetit ka arkëtuar  562.5 miliardë lekë në  9 muajt e parë të vitit,  apo afro, 33.6 miliardë lekë ose 336 milionë euro më shumë se një vit më parë, duke akumuluar një suficit prej 47.1 miliardë lekë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), u realizuan në shumën 193.7 miliardë lekë, 23 miliardë lekë ose 13.5% më shumë se Janar – Shtatori i vitit 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 1.2 miliardë lekë ose 0.6% më shumë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto),  të cilët janë tregues direkt i efektit të konsumit dhe turizmit përgjatë këtij vitit, u realizuan në shumën 50.4 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë ose 17.2% më shumë se periudha 9 mujori 2024

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 45.3 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

471 milionë euro suficit në arkën e shtetit - Rriten të

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar – Shtator 2025, janë në shumën 63.1 miliardë lekë, ose 26.7% më shumë se vjet, si dhe 6.2 miliardë lekë ose 10.9% më shumë se plani i periudhës për 9 mujorin 2025. Në përqindje ky është zëri me rritjen më të lartë përgjatë këtij viti, kjo ndikuar nga reforma për nëndeklarimin e pagave.

Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar – Shtator 2025 u realizuan në shumën 34.8 miliardë lekë.  Ndërsa nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u mblodhën 132.9 miliardë lekë, 14.5 miliardë lekë ose 12.3% më shumë se periudha e vitit 2024, si dhe me realizim prej 104.4% të planit të periudhës.
Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare)  u realizuan në vlerën 178.7 miliardë lekë, 7.5 miliardë lekë ose 4.4% më shumë se Janar – Shtatori i vitit 2024, dhe me realizim në masën 98.5%.

Shpenzimet e përgjithshme publike,  arritën në rreth 515.5 miliardë lekë me një realizim në masën 95.7% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 15.9 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale arritën në 56.8 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 17.6 përqind më i lartë ose rreth 8.5 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me planin ato janë realizuar në masën 85.1%.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat