Ministri Salla takon zyrtaren e KE: Modernizimi i bujqësisë prioritet për anëtarësimin në BE
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla priti sot në një takim pune drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisioni Evropian, znj. Valentina Superti.
Në qendër të diskutimeve ishin progresi i arritur dhe sfidat që shoqërojnë përgatitjet e Ministrisë për hapjen e negociatave ndërqeveritare dhe përafrimin me acquis të Bashkimit Evropian.
Ministri Salla theksoi se pas miratimit të Pozicionit Negociues për Cluster 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit evropian.
Ministri Salla nënvizoi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po vijon me intensitet përmbushjen e të gjitha detyrimeve përmes konsolidimit të sistemeve të integruara të menaxhimit (IACS, LPIS, REM), forcimit të kapaciteteve teknike dhe administrative, si dhe përgatitjes për një qasje efektive në fondet e BE-së.
“Modernizimi i bujqësisë dhe ndërtimi i një sektori konkurrues e të qëndrueshëm mbetet një ndër prioritetet strategjike të qeverisë shqiptare në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE,” nënvizoi ministri Salla.
Znj. Superti vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në këtë drejtim dhe theksoi mbështetjen e Komisionit Evropian për avancimin e mëtejshëm të reformave në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Raportimi në Parlament, Dumani: Na duhet portofol dixhital, kemi sekuestruar 11 mln euro kriptomonedha
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 11 milionë euro kriptomonedha gjatë vitit 2024. Shifra u përmend nga kreu i SPAK Altin Dumani gjatë raportimit në......

Mijëra vizitorë i bashkohen festës së 20 vjetorit të QTU!
QTU ka ngritur siparin e festimeve për 20-vjetorin e saj me një fundjavë plot energji, surpriza dhe ulje spektakolare deri në 70%. Për tri ditë me radhë,......

471 milionë euro suficit në arkën e shtetit - Rriten të ardhurat, tatimi mbi pagat dhe konsumi, ndikim kryesor
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 562.5 miliardë lekë në 9 muajt e parë të vitit, apo afro, 33.6 miliardë lekë ose 336 milionë euro më shumë se një vit më......

Nga kamarieri, të juristi, tregu ka nevojë për punonjës! - AKPA, në dy javë liston 1143 vende të lira pune
Në të gjithë Shqipërinë janë aktualisht të listuara 6916 vende të lira pune, sipas të dhënave të fundit nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.......

“Novatorët, kapital strategjik njerëzor për vendin” - Rama, në Hackathon: Për ju që keni ide, do të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë
Qeveria shqiptare do të ofrojë më tepër mbështetje për të gjithë të rinjtë që kanë një ide inovatore. Së fundmi, u hap një thirrje për ata që kishin një ide......

Shqipëria afrohet me mesataren europiane/ Shkalla e punësimit 74.1% në 2024 kundrejt 75.8% në BE
Vit pas viti, tregu i punës në Shqipëri po shënon përmirësime të qëndrueshme, sipas statistikave zyrtare. Analiza e “Scan Intel” për grupmoshën 20-64 vjeç......

“400 mln euro nga projektet me BE” - Manjani: Letrat e qëllimit treguan përpjekjet e para për të forcuar lidhjet ekonomike
Nga letrat e qëllimit që u nënshkruan në ditën e parë të Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, pritet të zbatohen projekte në një vlerë prej 400......

Sistem për identifikimin e parcelave të tokës - Çfarë është LIPS? Kod unik për çdo parcelë, dalin në pah sipërfaqet djerrë
Në Shqipëri së shpejti do të implementohet Sistemi i Identifikimit të Parcelave të Tokës (LIPS), duke i dhënë zgjidhje problematikave me mbivendosjen e......