Shqipëria Postuar më 14 Tetor 2025, 17:05

Mijëra vizitorë i bashkohen festës së 20 vjetorit të QTU!

Nga SCAN TV

Mijëra vizitorë i bashkohen festës së 20 vjetorit të

QTU ka ngritur siparin e festimeve për 20-vjetorin e saj me një fundjavë plot energji, surpriza dhe ulje spektakolare deri në 70%. Për tri ditë me radhë, qendra tregtare u mbush me mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria, të cilët erdhën për të përfituar nga ofertat më të mëdha të vitit dhe për të qenë pjesë e një jubileu që shënon dy dekada suksesi.

Që nga dita e parë, atmosfera festive u ndje në çdo kënd të qendrës. Markat më të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare në QTU shpërblyen vizitorët me oferta fantastike, nga “Bli një, merr të dytën falas” deri te uljet në koleksionet më të kërkuara, duke e kthyer fundjavën në një festë të madhe të blerjeve.

Fundjava u përmbyll me një nga ngjarjet më të dashura nga vizitorët: Festa e Tullumbaceve, e mbajtur më 18 tetor. Sheshi i eventeve në QTU u mbush me mijëra tullumbace të kuqe që fshehnin kupona dhuratë, duke krijuar një spektakël gëzimi dhe emocioni për familjet dhe klientët besnikë ndër vite.

Por festimet nuk mbarojnë këtu. Gjatë gjithë muajit tetor, QTU do të vazhdojë me aktivizime, evente dhe surpriza për fëmijët dhe familjet, duke e kthyer çdo fundjavë në një arsye më shumë për të vizituar qendrën.

Kulmi i festës do të jetë më 26 tetor, kur do të hidhet shorteu i madh për të dhuruar një Volkswagen ID.3 elektrik me 0 km, simbol i inovacionit dhe levizjes së qëndrueshme. Çdo blerje mbi 1,000 lekë ofron mundësinë për të qenë fituesi i fatlum i këtij superçmimi.

Me mbi 8.2 milionë vizitorë në vit, QTU mbetet qendra që ka ndryshuar kulturën e blerjes në Shqipëri, duke ofruar gjithçka në një vend, me komoditet, zgjuarsi dhe përjetime për të gjithë familjen.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat