Shqipëria Postuar më 14 Tetor 2025, 17:30

Raportimi në Parlament, Dumani: Na duhet portofol dixhital, kemi sekuestruar 11 mln euro kriptomonedha

Nga SCAN TV

Raportimi në Parlament, Dumani: Na duhet portofol dixhital, kemi

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 11 milionë euro kriptomonedha gjatë vitit 2024. Shifra u përmend nga kreu i SPAK Altin Dumani gjatë raportimit në komisionin parlamentar të ligjeve. Dumani kërkoi të merren nisma ligjore për të mundësuar një portofol dixhital për mbajtjen e kriptomonedhave të sekuestruara. Shqipëria nuk e ka aktualisht një portofol dixhital. Dumani theksoi se për mbajtjen e 11 milionë eurove kripto, i ka ndihmuar një vend i BE-së. Drejtuesi i SPAK bëri të ditur se aktualisht kanë një shumë mbi 11 milionë euro kriptomonedha të tjera, të cilat janë të ngrira.

“Nuk kemi një portofol për të ruajtur kriptomonedhat e sekuestruara. As Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara nuk ka portofol dixhital. Vetëm në 2024 kemi sekuestruar mbi 11 milionë euro vlerë të kriptovalutave dhe kemi hasur në vështirësi. Problemin e zgjidhëm duke bashkëpunuar ngushtë me një vend të BE që na u vetëofrua, ishte një sforco shumë e madhe. Jemi në proces ngrirje të një shume më të madhe se 11 milionë euro, janë të ngrira”, u shpreh Altin Dumani.

Ndërkohë, po sipas fjalës së Dumanitt ë komisioni parlamentar, gjatë vitit 2024, SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar 65.5 milionë euro pasuri të krimit. Sipas Dumanit, nga 65.5 milionë euro, 28.7 milionë euro janë të sekuestruara kurse 36.7 milionë euro janë të konfiskuara.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat