Banka Europiane e Investimeve, përfaqësi në Shqipëri - Qeveria miraton vendimin. Synon forcimin e partneritetit për zhvillimin e vendit

Ernilda Luzi/ Scan
Qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve për hapjen e përfaqësisë së saj në Shqipëri.
Kjo marrëveshje vjen si pjesë e përpjekjeve për të forcuar partneritetin dhe për të përfituar nga financimet e BEI-së në sektorë të rëndësishëm për zhvilliimin e qëndrueshëm të vendit. Por çfarë po financon konkretisht BEI në Shqipëri?
Banka Evropiane e Investimeve po ofron mbështetje teknike për qeverinë e Shqipërisë për përgatitjen e projektit hekurudhor të Korridorit VIII në linjat hekurudhore Durrës – Rrogozhinë dhe Rrogozhinë – Pogradec.
Ndërkohë, Banka Evropiane e Investimeve, e cila është në pronësi të 27 qeverive të BE-së, po financon Shqipërinë në projekte infrastrukturore të rëndësishme, siç është rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë- Hani i Hotit, duke dhënë kredi për këtë projekt prej 100 mln euro. Marrëveshja për këtë qëllim u nënshkrua në muajin mars në selinë e Bankës Evropiane të Investimeve nga zv/kryeministrja, njëherësh minister e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Rehabilitimi i kësaj linje hekurudhore parashikohet të sjellë një sërë përfitimesh në drejtim transportit, por edhe mjedisit. Ky projekt ka rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave.
Banka Evropiane e Investimeve ofron mbështetjen e saj në sektorë të rëndësishëm të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, siç është dhe Republika e Shqipërisë një kanditate drejt anëtarësimit dhe integrimit në BE.
Sondazh

BE shtyn vendosjen e sistemit për kontrollin e kufijve - Disa shtete anëtare nuk janë gati të aplikojnë strukturën deri në 10 nëntor
Kristi Ceta/SCAN Komisioni Evropian ka vendosur të shtyjë prezantimin e Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES), që është regjistri i automatizuar i bllokut......

Tregtia globale pritet të rritet me 2.7% në 2024 - Rënia e inflacionit dhe normat e ulëta të interesit do të stimulojnë shpenzimet
Kristi Ceta/SCAN Vëllimi i tregtisë globale të mallrave pritet të rritet me 2.7 për qind në vitin 2024, tha Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) në një......

RMV, borxhi publik shkon rreth 9 mld euro - Strategjia fiskale 2025-2029 parashikon reduktimin nën 60% të PBB-së
Kristi Ceta/SCAN Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut do të rritet edhe më tej. Javën e kaluar, Ministria e Financave njoftoi se është përgatitur një......

Eksportet gjermane rriten në gusht - Suficiti tregtar u zgjerua falë kërkesës së lartë nga SHBA dhe Britania
Kristi Ceta/SCAN Eksportet gjermane u rritën në gusht të këtij viti, për shkak të kërkesës së fortë veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e......

Kina “hakmerret” ndaj BE - Pekini vendos masa shtrënguese për importet e konjakut nga blloku
Kristi Ceta/SCAN Kina vendosi masa të përkohshme për importet e konjakut nga Bashkimi Evropian, disa ditë pasi blloku votoi tarifat për automjetet......

DOSSIER/ Çfarë ndodhi kur Tirana u bë Kryeqytet? Kriza e banimit dhe qiratë, më të larta se në Paris e Londër
Historia e Tiranës në vitet e para të pavarësisë së Shqipërisë është e mbushur me ngjarje që ndikuan thellësisht në zhvillimin e saj. Luftërat, pushtimet dhe......

Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan përurojnë Xhaminë e Namazgjasë/Erdogan: Jemi të interesuar t’i thellojmë edhe më tej marrëdhëniet me Shqipërinë
https://youtu.be/Uk4pshkmYIY?si=OeFm28vsSKeDaBZF Diamila Leka/ Scan Pas thuajse 10 vite nga koha kur nisi të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë, pritjes......

Skemë turke për sigurimin e bujqësisë shqiptare. Çfarë është TARSIM dhe si funksion ai? Primet i mbulon shteti
Shqipëria do të aplikojë modelin turk të sigurimeve në bujqësisë. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, nënshkroi me homologun turk, Ibrahim Yumakli,......