AKBN, në “sitë” përpunuesit e mineraleve - Urdhri i MIE: Kontrolle për sasitë e përpunuara dhe përputhjen me faturat tatimore

Të gjitha fabrikat e pasurimit, metalurgjitë, impiantet e thyerjes, fraksionimit dhe seleksionimit duhet të mbajnë dokumentacion të rregullt për të gjtha proceset e përpunimit si dhe treguesit sasiorë dhe cilësorë të mineralit të papërpunuar dhe të përpunuar”.
Gjithçka përcaktohet në një urdhër të ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me datë 11 nëntor të këtij viti, teksa Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të duhet të “zbresë” në terren për kryerjen e kontrolleve.
Në fokus të tyre do të jenë realizimi i këtyre treguesve të rikuperimit të koncentratit për fabrikat e përpunimit të mineraleve metalorë, rikuperimin dhe tregusit sasiorë e cilësore të ferro-kromit për uzinat e shkrirjes së mineralit, si dhe sasia e produkteve të prodhuraua për grupin e mineraleve ndërtimorë.
Ndërkaq, të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimatrinë minerare të përpunimit, brenda 30 ditëve të vitit pasardhës duhet të dërgojnë online pranë AKBN-së, informacionin vjetor të veprimatirsë minerare të përpunimit, sipas formatit të miratuar ku përfshihen të dhëna mbi sasinë e mineralit që përpunohet, përmbajtjen e metalit në mineral, përmbjatjen e H2O-së, etj.
Këto deklarime do të jenë objekt i kontrolleve që do të kryejë AKBN duke mbajtur në konsideratë përputhshmërinë me faturat tatimore. Në fokus të kontrolleve do të jetë edhe mënyra e depozitimit të mbetjeve, ruajtja e shëndetit dhe jetës së njerëzve dhe skema e trajtimit të ujrave dhe pluhurit, me qëllim plotësimin e standardeve ligjore të mbrojtjes së mjedisit.
Ola Mitre / SCAN

Rriten më tej kostot e ndërtimeve, VKM e re për sigurimet - Me detyrim përgjegjësitë për projektuesit, zbatuesit, ndërtuesit 15% të vlerës së preventivit
Përmes një vendimi të miratuar më datë 27 dhjetor, Ministria e Infrastrukturës ka bërë të detyrueshëm sigurimin e përgjegjësive për të gjitha hallkat e......

Pakoja e Madhe, sa do të përfitojnë qytetarët - Gratë kryefamiljare dhe nëpunësit me paga nën 60 mijë lekë, do të marrin më shumë
Nga muaji janar rreth një milion shqiptarë do të përfitojnë një fond total prej 8 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. Njoftimi është publikuar një ditë më......

Trena, avionë, hotele, restorante dhe jo vetëm: Si të rezervoni një udhëtim të lirë në 2023?!
Viti i ri na bën të gjithëve të mendojmë për planet tona për 12 muajt e ardhshëm. Dhe shumë prej nesh do ta nisin vitin duke realizuar planet dhe duke......

Aeroportet amerikane plot me bagazhe të humbura - Dhjetëra mijëra mbetën pa adresë prej anulimit të fluturimeve
Udhëtarëve të cilët fundjavën e Krishtlindjeve u përballën me mijëra fluturime të anuluara për shkak të stuhisë së dëborës që goditi pjesën më të madhe të......

Erdogan heq kufirin e moshës për daljen në pension - Vendimi i ri prek mbi 2 milionë persona. Në Turqi janë 13.9 milionë pensionistë
Presidenti i Turqisë Erdogan ka hequr kufirin e moshës për daljen në pension, me anë të një vendimi që lejon më shumë se 2 milion turq që të dalin në pension......

Kryeministrja italiane Meloni, probleme me BQE - Arsyeja e “përplasjes” fondi i shpëtimit për Eurozonën
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni kritikoi ashpër institucionet financiare të Bashkimit Europian, duke i kërkuar Bankës Qendrore Europiane të jetë më e......

Shiten në eBay mjete ushtarake me të dhëna biometrike - Të përdorura nga amerikanët në Irak dhe Afganistan, kanë edhe shenja gishtash
Matthias Marx, një studiues në fushën e sigurisë së të dhënave gjermane, ka blerë në eBay për më pak se 100 dollarë një mjet ushtarak amerikan të përdorur për......

Ngrohja e apartamentit kushton shumë - Rusi vendos të jetojë në tendë në oborr
Viaceslav Platunov, banor në Rusinë veri lindore, ka zgjedhur një mënyrë të vecantë për të protestuar kundër faturave të larta për ngrohjen dhe pavarësisht......