Shqipëria Postuar më 15 Prill 2023, 10:17

A do dëmtohen bizneset nga ndalimi i muzikës? - Jahaj: Ky projektligj nuk do t’i japë zgjidhje! Duhen takime me grupet e interesit

Nga SCAN TV
A do dëmtohen bizneset nga ndalimi i muzikës? - Jahaj: Ky projektligj

Në mbledhjen e qeverisë të enjten, ministrja e Truzimit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro njoftoi se bashkive do t’u caktohet një detyrë e re nga ku do të përcaktojnë hartën e zhurmave. Zonat e banuara do të jenë të qeta ndaj orari i aktiviteteve për bizneset gjatë sezonit turistik do të jetë nga ora 12 e drekës e deri në mesnatë. Më të prekur nga ky ligj do të jenë baret dhe restorantet, por grupet e interesit nuk kanë zhvilluar asnjë takim me instancat përkatëse.

Enri Jahaj Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve: “Për mua është një gjë që nuk do t’i japi zgjidhje asnjëherë këtij problem, pasi në vetvete ne si grup interesi nuk jemi pyetur për këtë gjë. Neve kemi shumë kohë që kërkojmë që kjo gjë të marrë njeherë e mirë fund që të ketë një zgjidhje dhe nuk jemi pyetur dhe nuk është marrë një mendim i joni sesi mund të jepet një zgjidhje.”

Arben Sinojmeri: “Nuk na takon dhe nuk do të ishte mirë të ketë barriera dhe pengesa për ta ndaluar dhe demotivuar turizmin që vjen në Shqipëri”.

Sipas Sinojmerit ky vendim nuk është për të ndikuar negativisht dhe për të larguar turistët. “Nuk bëhet fjalë për t’i dhënë një impact negative turizmit, pra për ta frenuar ekonominë turizmit shqiptar sot, ajo që i jep jetë ekonomisë së vendit tonë."

Ndërkaq, për Jahajn nuk janë të qarta ato se çfarë do të zbatohen në projektligj. “Nuk ka një përcaktim të qartë në vendet bregdetare se ku do jenë vendet e destinuara për të bërë jetë nate. Nuk ka një udhëzim se si do zbatohet ky projektligj, për mua është thjesht tymnajë”.  Ndërkohë, ky vendim pritet të miratohet në Kuvend në ditët në vijim.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat