108 milionë euro borxhe ndaj bizneseve e qytetarëve - Në një vit, ulet stoku i detyrimeve të prapambetura me vetëm 8.8 mln euro

Qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë një stok borxhi ndaj qytetarëve dhe bizneseve në vlerën e rreth 12.2 miliardë lekëve apo 108 milionë eurove. Ky është stoku i detyrimeve të prapambetura që rezulton në mbyllje të vitit 2022 dhe që ka pasur luhatje të vazhdueshme gjatë vitit. Nëse do të bëjmë krahasimin me bazë vjetore, përgjatë 1 viti, detyrimet e prapambetura janë ulur vetëm me 1 miliardë lekë apo 8.8 milionë euro, shifër kjo e pandjeshme ndaj totalit të këtij borxhi.
Peshën më të madhe të stokut e mban qeveria qendrore me rreth 6.2 miliardë lekë. ndërsa qeveria vendore ka akumuluar një vlerë prej 5.9 miliardë lekësh. Së fundmi ndaj pushtetit vendor është ndërmarrë një iniciativë ligjore e cila i detyron bashkitë që fondet e trashëguara nga një vit më parë t’i përdorin për të shlyer detyrimet e prapambetura. Borxhet më të mëdha i takojnë zërit të investime, ku bëhet fjalë për projekte të punëve publike për të cilat ende nuk janë bërë pagesat ndaj kompanive dhe që detyrimet arrijnë në vlerën e 4.78 miliardë lekë.
Në vendin e dytë për nga pesha që zënë në stokun total të detyrimeve të prapambetura renditen vendimet gjyqësore, të cilat regjistrohen në 3.76 miliardë lekë dhe kanë të bëjnë kryesisht me largime të padrejta nga puna në administratën publike apo çështje të hapura kundrejt shtetit shqiptar. Në shifra të ulëta renditen zëra të tjerë, si shërbime, mirëmbajtje, sigurime shoqërore, sigurime shëndetësore, etj.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Grevat ngadalësojnë rimëkëmbjen nga kriza energjetike - Situata në Francë ka ndërprerë aktivitetin nga portet në termocentrale
Europa i mbijetoi shtrirjes më të rrezikshme të krizës së saj energjetike pa ndërprerje të konsiderueshme të furnizimit. Më pas punëtorët në Francë dolën në......

Ferrari shënon rekord shitjesh - Viti 2024, dhe me më shumë ritëm porosish
Ferrari ka një libër rekord porosish për modelet e tij vitin e ardhshëm, sipas deklaratës së John Elkann, kreut të aksionerëve të firmës prodhuese të......

10 nga 20 vendet më të mira për biznes - Ndodhen në Europë. Belgjika dhe Suedia renditen ndër të parat
Ndryshimet në mjedisin e biznesit ndërkombëtar pasqyrojnë sfidat serioze, intensive dhe të paprecedenta me të cilat është dashur të përballet ekonomia botërore......

Gjermania shmang recesionin - Shënohet një rritje modeste në tremujorin e parë
Gjermania pritet t'i shpëtojë recesionit duke regjistruar një rritje modeste në tremujorin e parë të vitit, sipas një raporti të publikuar nga ministria e......

Rrezik pastrimi parash, BSH inspekton 70 zyra këmbimi valutor - Në total 583. U licencuan 56 të reja dhe iu revokua licenca 29 ekzistueseve
Megjithëse konsiderohet ndër sektorët me riskun më të lartë për pastrim parash, tregu i këmbimit valutor ka shënuar një bum të vërtetë gjatë vitit të shkuar.......

Tjetër borxh për energjinë - Qeveria miraton marrëveshjen e kredisë, në 2 muaj merren 100 mln euro
Në harkun kohor të 2 muajve qeveria ka marrë 2 kredi nga 50 mln euro, që do të shkojnë për sektorin elektroenergjetik në vend. Kredia e parë u miratua në......

Si ndikoi rritja e pagave në buxhetin e shtetit? - TAP “dhuron” 33.7 milionë euro, kapërcimin më të lartë për Shkurtin
Buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 46.8 miliardë lekë gjatë muajit Shkurt, duke tejkaluar pritshmëritë dhe me një rritje prej 11.5 për qind krahasimisht me një......

Qeveria miraton 3 centrale eolike - Fuqia e instaluar nga 3 MW, shteti do marrë 2% të energjisë së prodhuar
Qeveria ka miratuar ndërtimin e tre parqeve të prodhimit të energjisë nga era, teksa fuqia e instaluar e secilit central do të jetë 3 MW. Sipas vendimeve,......