10 nga 20 vendet më të mira për biznes - Ndodhen në Europë. Belgjika dhe Suedia renditen ndër të parat

Ndryshimet në mjedisin e biznesit ndërkombëtar pasqyrojnë sfidat serioze, intensive dhe të paprecedenta me të cilat është dashur të përballet ekonomia botërore vitin e kaluar, siç thekson dhe hulumtimi i këtij viti nga Njësia e Inteligjencës – EIU - e revistës Economist. Konkluzionet e saj kryesore janë dy: nga njëra anë, Kina është "humbja" e madhe për shkak të pasigurisë, tensioneve me SHBA dhe perspektivave më të dobëta, nga ana tjetër, Europa Lindore u godit rëndë nga lufta për sa i përket mundësive të biznesit.
Në ndryshim nga sa më sipër, disa vende të Europës Perëndimore arritën të balancojnë nga njëra anë rritjen e inflacionit dhe krizën e kostos së jetesës, dhe nga ana tjetër relaksimin fiskal të kombinuar me shtrëngimin e politikës monetare. EIU parashikon që për pesë vitet e ardhshme vendet me mjedisin më të mirë të biznesit janë Singapori - me një rezultat total prej 8.7 pikë, Kanadaja - 8.45 pikë, Danimarka - 8.45 pikë, SHBA - 8.37 pikë) dhe Zvicra - 8.34 pikë).
Dhjetë nga njëzet vendet me mjedisin më të mirë të biznesit janë në Europën Perëndimore, ku, ndërsa perspektivat afatshkurtra janë të ulëta, Fondi i Rimëkëmbjes pritet të mbështesë investimet në dixhitalizim, tranzicionin në një ekonomi të gjelbër dhe energji, por dhe në pavarësinë energjetike nga Rusia. “Fituesit” më të mëdhenj krahasuar me vitin e kaluar janë Belgjika dhe Suedia, dy vende që kanë kërcyer përkatësisht shtatë dhe gjashtë vende brenda një viti. Belgjika vendosi një kuadër më të qartë të investimeve të huaja direkte në fillim të vitit, i cili i kombinuar me politika të tjera dhe vendndodhja e saj favorizon tërheqjen e kapitalit vendas dhe të huaj.
Suedia, nga ana tjetër, tregon, sipas EIU, performancë më të mirë në stabilitetin politik dhe ekonomik. Ajo është gjithashtu një nga ekonomitë më të avancuara teknologjikisht dhe ka bërë përparim të rëndësishëm në largimin nga karburantet fosile ndotëse. Dhe kjo do të thotë se ka aftësinë t'i përgjigjet kalimit në një ekonomi të gjelbër bazuar në dixhitalizimin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Përkundrazi, “humbësit” e mëdhenj në Europë janë Sllovakia, e cila u rëndua nga shtrëngimi i politikës monetare, por edhe kostoja e energjisë, e cila rëndoi zinxhirët e furnizimit. Ndër “humbësit” është dhe Serbia, ku aftësitë dixhitale më të ulëta dhe pjesëmarrja më e ulët në tregun e punës kanë peshuar në kontekstin e Kontinentit të Vjetër.
Megjithatë, vetë Kina është “humbësi” më i madh ndërkombëtar, pasi ka rënë nga viti 2022 me 11 vende në total. Sipas Economist Intelligence Unit, ndonëse fundi i politikës shëndetësore të pandemisë ka efekte pozitive për kompanitë me prezencë në Kinë, ndryshimet që vijnë nga drejtimi statik i politikës ekonomike, por edhe nga rritja e kostove, rëndojnë mjedisin e biznesit. dhe kufizojnë mundësitë për investitorët ndërkombëtarë. Për pesë vitet e ardhshme, mjedisi i biznesit i Malajzisë, Tajlandës, Vietnamit dhe Indisë konsiderohet qartësisht i përmirësuar nga ai i Kinës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Gjermania shmang recesionin - Shënohet një rritje modeste në tremujorin e parë
Gjermania pritet t'i shpëtojë recesionit duke regjistruar një rritje modeste në tremujorin e parë të vitit, sipas një raporti të publikuar nga ministria e......

Rrezik pastrimi parash, BSH inspekton 70 zyra këmbimi valutor - Në total 583. U licencuan 56 të reja dhe iu revokua licenca 29 ekzistueseve
Megjithëse konsiderohet ndër sektorët me riskun më të lartë për pastrim parash, tregu i këmbimit valutor ka shënuar një bum të vërtetë gjatë vitit të shkuar.......

Tjetër borxh për energjinë - Qeveria miraton marrëveshjen e kredisë, në 2 muaj merren 100 mln euro
Në harkun kohor të 2 muajve qeveria ka marrë 2 kredi nga 50 mln euro, që do të shkojnë për sektorin elektroenergjetik në vend. Kredia e parë u miratua në......

Si ndikoi rritja e pagave në buxhetin e shtetit? - TAP “dhuron” 33.7 milionë euro, kapërcimin më të lartë për Shkurtin
Buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 46.8 miliardë lekë gjatë muajit Shkurt, duke tejkaluar pritshmëritë dhe me një rritje prej 11.5 për qind krahasimisht me një......

Qeveria miraton 3 centrale eolike - Fuqia e instaluar nga 3 MW, shteti do marrë 2% të energjisë së prodhuar
Qeveria ka miratuar ndërtimin e tre parqeve të prodhimit të energjisë nga era, teksa fuqia e instaluar e secilit central do të jetë 3 MW. Sipas vendimeve,......

Për cilat masa financimi aplikuan më shumë fermerët? - Mbi 68 mijë fermerë, “harta” me zonat që kanë pasur më shumë interes
Interesi i fermerëve për të përfituar nga subvencionet në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2023 është rritur ndjeshëm. Referuar të dhënave nga Agjencia për......

Përse kaq shumë valutë në Shqipëri? Tanku shpjegon flukset - Kreu i Kërkimit Shkencor në BSH: Vijnë nga ekportet, turizmi, remitancat, por jo vetëm
Drejtori i departamentit të Kërkimit Shkencor në Bankën e Shqipërisë Altin Tanku, Në një intervistë për televizionin Scan, ka analizuar flukset e larta të......

Jeta e një italiani në Shqipëri - Giovvani Timillero, inxhineri që prej 4 vitesh e gjysëm punon në vendin tonë
Në studio intel të enjten në mbremje u diskutua me shifra për të huajt që jetojnë në Shqipëri, duke bërë një profilizim të tyre, bazuar te statistikat publike,......