Tjetër borxh për energjinë - Qeveria miraton marrëveshjen e kredisë, në 2 muaj merren 100 mln euro

Në harkun kohor të 2 muajve qeveria ka marrë 2 kredi nga 50 mln euro, që do të shkojnë për sektorin elektroenergjetik në vend. Kredia e parë u miratua në muajin mars e do merret nga KfW gjermane, ndërkohë që në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua marrëveshja e huasë me Agjencinë Franceze për Zhvillim, teksa vlera e borxhit është po 50 mln euro.
Huatë do të përdoren për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri” - faza II, teksa vitin e kaluar, nga Agjencia Franceze për Zhvillim u morën hua edhe 50 mln euro për të njëjtin qëllim.
Detajet për kredinë e re nuk janë publikuar ende, ndërkohë që ajo e vitit të kaluar u mor për konsolidimin e ndarjes së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, funksionimin e Bursës së Energjisë dhe hapjen graduale të tregut të shitjes me pakicë, së bashku me krijimin e një tregu konkurrues të energjisë. Por, paralelisht me këto 3 hua, në harkun kohor të 16 muajve janë marrë edhe 191.5 mln euro borxh për sektorin elektorenergjetik, duke i çuar vlerën totale në 341.5 mln euro.
Më konkretisht, në fund të vitit 2021, ishte Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që mori një hua prej 70 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për reagimin ndaj krizës së shkaktur nga COVID-19.
Gjithashtu, OSHEE mori edhe 4 kredi për financimin e kapitalit punues, në kuadër të nevojave për import të energjisë, nga bankat e nivelit të dytë. Shuma totale këtyre kredive arrin në 81.5 mln euro. Po ashtu, një marrëveshje kredie prej 40 mln euro, për rehabiltimin e hidorcentralit të Fierzës. Huaja u mor nga KfW-ja gjermane, teksa paralelisht u mirataun edhe 2 marrëveshje granti prej 10.35 mln euro që gjithashtu shkojnë për të njëjtin projekt.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Si ndikoi rritja e pagave në buxhetin e shtetit? - TAP “dhuron” 33.7 milionë euro, kapërcimin më të lartë për Shkurtin
Buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 46.8 miliardë lekë gjatë muajit Shkurt, duke tejkaluar pritshmëritë dhe me një rritje prej 11.5 për qind krahasimisht me një......

Qeveria miraton 3 centrale eolike - Fuqia e instaluar nga 3 MW, shteti do marrë 2% të energjisë së prodhuar
Qeveria ka miratuar ndërtimin e tre parqeve të prodhimit të energjisë nga era, teksa fuqia e instaluar e secilit central do të jetë 3 MW. Sipas vendimeve,......

Për cilat masa financimi aplikuan më shumë fermerët? - Mbi 68 mijë fermerë, “harta” me zonat që kanë pasur më shumë interes
Interesi i fermerëve për të përfituar nga subvencionet në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2023 është rritur ndjeshëm. Referuar të dhënave nga Agjencia për......

Përse kaq shumë valutë në Shqipëri? Tanku shpjegon flukset - Kreu i Kërkimit Shkencor në BSH: Vijnë nga ekportet, turizmi, remitancat, por jo vetëm
Drejtori i departamentit të Kërkimit Shkencor në Bankën e Shqipërisë Altin Tanku, Në një intervistë për televizionin Scan, ka analizuar flukset e larta të......

Jeta e një italiani në Shqipëri - Giovvani Timillero, inxhineri që prej 4 vitesh e gjysëm punon në vendin tonë
Në studio intel të enjten në mbremje u diskutua me shifra për të huajt që jetojnë në Shqipëri, duke bërë një profilizim të tyre, bazuar te statistikat publike,......

Michael Jordan thyen sërish rekord botëror – Atletet e tij të NBA 1998 shiten për 2.2 milionë dollarë
Në vitin 1998, Michael Jordan kishte veshur një palë nga atletet e tij ikonë me të zezë dhe të kuqe Air Jordan 13 për të sjellë në shtëpi një fitore të Bulls......

‘Moment historik’: Linja e parë e metrosë nënujore përfundon rrugëtimin e saj të parë!
Tuneli i parë nënujor në Indi, linja më e re e metrosë së Kalkutës, e vendosur për t'u hapur për publikun në nëntor dhe që kalon nën lumin Hooghly në......

Targa më e shtrenjtë në botë shitet për 15 milionë dollarë!
Targa Alicense është shitur për 55 milionë dirhemë (15 milionë dollarë) në një ankand bamirësie në Dubai, duke arritur atë që organizatorët e Emirates Auction......