Qeveria miraton 3 centrale eolike - Fuqia e instaluar nga 3 MW, shteti do marrë 2% të energjisë së prodhuar

Qeveria ka miratuar ndërtimin e tre parqeve të prodhimit të energjisë nga era, teksa fuqia e instaluar e secilit central do të jetë 3 MW. Sipas vendimeve, projektet planifikohen të ndërtohen në Tragjas të Vlorës, ndërsa afati i pritshëm i vënies në punë është brenda 36 muajsh.
Centralet që do të gjenerojnë energji nga era, parashikohet të kenë një afat operimi prej 49 vitesh nga hyrja në fuqi e vendimit, teksa nuk do të jenë objekt koncesioni.
Kompanitë, që do të ndërtojnë këto parqe eolike do të duhet t’i japin falas, në formë rente, ministrisë përgjegjëse për energjinë, 2 % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare.
Së bashku, me një proejtk të ngjashmë, të miratuar 1 muaj më parë, numri i centraleve eolikë të miratuar nga qeveria përgjatë këtij viti shkon në 4. Energjia e prodhuar nga era nuk është e shfrytëzuar ende në vendin tonë, ndonëse interesi i investitorëve nuk ka munguar, duke qenë se vetëm vitet e fundit një numër i konsiderueshëm aplikimesh është depozituar pranë Ministrisë së Infrastrukutrës dhe Energjisë.
Po ashtu, rreth 2 vjet më parë Enti Rregulaltor i Energjisë rishikoi licencat e dhëna para një dekade, duke vendosur revokimin e 3 prej tyre dhe rinovimin për 3 licenca të tjera. Gjithsesi, kompanitë mbajtëse të tyre, ende nuk kanë finalizuar ndërtimin e parqeve eolike, ndërkohë që edhe një ankand i hapur nga MIE është ende në fazë zhvillimi.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Për cilat masa financimi aplikuan më shumë fermerët? - Mbi 68 mijë fermerë, “harta” me zonat që kanë pasur më shumë interes
Interesi i fermerëve për të përfituar nga subvencionet në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2023 është rritur ndjeshëm. Referuar të dhënave nga Agjencia për......

Përse kaq shumë valutë në Shqipëri? Tanku shpjegon flukset - Kreu i Kërkimit Shkencor në BSH: Vijnë nga ekportet, turizmi, remitancat, por jo vetëm
Drejtori i departamentit të Kërkimit Shkencor në Bankën e Shqipërisë Altin Tanku, Në një intervistë për televizionin Scan, ka analizuar flukset e larta të......

Jeta e një italiani në Shqipëri - Giovvani Timillero, inxhineri që prej 4 vitesh e gjysëm punon në vendin tonë
Në studio intel të enjten në mbremje u diskutua me shifra për të huajt që jetojnë në Shqipëri, duke bërë një profilizim të tyre, bazuar te statistikat publike,......

Michael Jordan thyen sërish rekord botëror – Atletet e tij të NBA 1998 shiten për 2.2 milionë dollarë
Në vitin 1998, Michael Jordan kishte veshur një palë nga atletet e tij ikonë me të zezë dhe të kuqe Air Jordan 13 për të sjellë në shtëpi një fitore të Bulls......

‘Moment historik’: Linja e parë e metrosë nënujore përfundon rrugëtimin e saj të parë!
Tuneli i parë nënujor në Indi, linja më e re e metrosë së Kalkutës, e vendosur për t'u hapur për publikun në nëntor dhe që kalon nën lumin Hooghly në......

Targa më e shtrenjtë në botë shitet për 15 milionë dollarë!
Targa Alicense është shitur për 55 milionë dirhemë (15 milionë dollarë) në një ankand bamirësie në Dubai, duke arritur atë që organizatorët e Emirates Auction......

Cilat banka europiane janë investitorët më të mëdhenj të karburanteve fosile?
Bankat më të mëdha në botë derdhën më shumë se 60 miliardë euro në financimin e karburanteve fosile vitin e kaluar, tregon një raport i ri i madh. Përpiluar......

Shteti i parë amerikan që bllokon plotësisht platformën TikTok!
Ligjvënësit në Montana në SHBA u afruan një hap më afër për të miratuar një projekt-ligj për ndalimin e funksionimit të TikTok në shtet, një lëvizje që do të......