Targa më e shtrenjtë në botë shitet për 15 milionë dollarë!

Targa Alicense është shitur për 55 milionë dirhemë (15 milionë dollarë) në një ankand bamirësie në Dubai, duke arritur atë që organizatorët e Emirates Auction thonë se është një çmim rekord botëror.
Thjesht duke lexuar "P7", targa theu rekordin e mëparshëm që i përkiste Saeed Abdul Ghaffar Khouri i cili bleu një targë për 52.2 milionë dirhemë (14.2 milionë dollarë) në shkurt 2008 në një ankand të organizuar nga e njëjta kompani.
Të ardhurat nga shitja do t'i jepen "One Billion Meals" një fushatë e drejtuar nga Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtar i Dubait dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, për të ndihmuar komunitetet e cenueshme në mbarë botën gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, sipas shtëpisë së ankandit. Shitja u zhvillua në fillim të këtij muaji.
Targa të tjera u shitën gjithashtu për 2,950,000 dirhemë (800,000 dollarë) dhe 140,000 dirhemë (38,000 dollarë) në ankandin e mbajtur në Hotelin Four Seasons Jumeirah.
Në total, ankandi mblodhi më shumë se 71 milionë dirhemë (19.3 milionë dollarë) për fushatën, raportoi gazeta shtetërore e Emirateve të Bashkuara Arabe WAM.
Çmimet për një targë automobilistike zakonisht janë shumë më të lira në Shtetet e Bashkuara, megjithëse ato ndryshojnë nga shteti në shtet.
Në Virxhinia, një targë e personalizuar kushton 10 dollarë në vit, përveç tarifave të regjistrimit të automjetit dhe targave speciale, ndërsa në Nju Jork kushton 31,25 dollarë në vit, si dhe një tarifë fillestare prej 60 dollarësh.
Por ka ende në dispozicion targa të ngjashme të shtrenjta, si p.sh. një targa Delaware e cila arriti në ankand më shumë se 400,000 dollarë në 2018. Ndërkohë, një targë "New York" dhe Volvo të cilit i është bashkangjitur ka qenë në shitje me një çmim 20 milionë dollarë për më shumë se dy vjet.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Cilat banka europiane janë investitorët më të mëdhenj të karburanteve fosile?
Bankat më të mëdha në botë derdhën më shumë se 60 miliardë euro në financimin e karburanteve fosile vitin e kaluar, tregon një raport i ri i madh. Përpiluar......

Shteti i parë amerikan që bllokon plotësisht platformën TikTok!
Ligjvënësit në Montana në SHBA u afruan një hap më afër për të miratuar një projekt-ligj për ndalimin e funksionimit të TikTok në shtet, një lëvizje që do të......

Treni i ri që do të lidhë Belgjikën, Gjermaninë dhe Holandën - Cilat janë linjat e reja më të mira europiane që nisen në 2023 dhe 2024?!
Ndërsa udhëtimet pa avionë po fitojnë vrull, udhëtimet europiane të trenave po përjetojnë një rilindje. Rruga më e re që është krijuar synon të lidhë tre......

Kina zëvendëson FMN në vendet më të varfëra - Financon 240 miliardë dollarë për të shpëtuar 22 vende në zhvillim
Pekini shpenzoi 240 miliardë dollarë për shpëtimin e 22 vendeve në zhvillim në periudhën 2008 - 2021. Pothuajse 80% e huadhënies me paketën e shpëtimit u krye......

Gara për Inteligjencën Artificiale - Amazon sfidon Microsoft dhe Google
Amazon i është bashkuar Microsoft e Google në garën për Inteligjencën Artificiale gjeneruese, duke iu drejtuar klientëve të saj ‘cloud’ dhe një tregu për......

Grevat “tkurrin” ekonominë britanike - Por, vendi parashikohet të mos bjerë në recesion
Ekonomia e Britanisë u “tkurr”’ në muajin shkurt pasi grevat e punonjësve publikë goditën prodhimin, por rritja në janar ishte më e fortë se sa mendohej......

BQE: Përmirësohet inflacioni në Eurozonë - Situata pritet të jetë më optimiste para pushimeve të verës
Para pushimeve të verës, situata ekonomike në eurozonë pritet të jetë më optimiste. Banka Qendrore Europiane ka paralajmëruar një përmirësim të inflacionit në......

Kërkesa për naftë gjatë verës - OPEC paralajmëron për rreziqet e mundshme
OPEC paralajmëron për rreziqet e kërkesës për naftë gjatë stinës së verës, në kuadër të përpjekjeve për të zbutur pasojat e uljes së prodhimit të vendosur nga......