BQE: Përmirësohet inflacioni në Eurozonë - Situata pritet të jetë më optimiste para pushimeve të verës

Para pushimeve të verës, situata ekonomike në eurozonë pritet të jetë më optimiste. Banka Qendrore Europiane ka paralajmëruar një përmirësim të inflacionit në muajt e ardhshëm. Sipas ekspertëve rritja e normave të interesit nga bankat qendrore, po fuknskion
Normat bazë të inflacionit në eurozonë do të fillojnë të përmirësohen në muajt e ardhshëm, por Banka Qendrore Europiane ka ende rrugë për sa i përket politikave të saj monetare. Deklarata u bë nga Joachim Negel, president i Bankës së Gjermanisë dhe anëtar i këshillit qeverisës së BQE-së.
Ai shtoi se pritet që inflacioni bazë të tregojë lëvizjet e para në drejtimin e duhur përpara pushimeve të verës. Negel përmendi të dhënat inkurajuese të inflacionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat tregojnë se rritja e normave të interesit të bankave qendrore po funksionon.
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara filluan ciklin e rritjes së normës më herët, shtoi Nagel, duke theksuar se ai priste që cikli shtrëngues i BQE-së të vazhdonte. Të dhënat që tregojnë se çmimet e konsumit në SHBA u rritën më pak se sa pritej në mars, duke përforcuar argumentin se inflacioni po ngadalësohet, por FED pritet të rrisë përsëri normat kur të mblidhet në fillim të muajit maj.
Nagel tha se është e qartë është se politika monetare duhet të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të rivendosur stabilitetin e çmimeve në kohën e duhur. BQE i ka rritur normat me ritmin më të shpejtë të regjistruar gjatë vitit të kaluar, por turbullirat e fundit në tregjet financiare pas dështimeve të dukshme të bankave kanë ngritur dyshime rreth vendosmërisë së saj për të shtrënguar politikat dhe më tej.
Ndërsa inflacioni në eurozonë shënoi rënie rekord sidomos në muajin mars, një masë e cila përjashton çmimet e energjisë dhe ushqimeve, e njohur nga ekonomistët si inflacioni bazë dhe që shihet si një matës më i mirë i prirjes themelore, u përshpejtua.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Kërkesa për naftë gjatë verës - OPEC paralajmëron për rreziqet e mundshme
OPEC paralajmëron për rreziqet e kërkesës për naftë gjatë stinës së verës, në kuadër të përpjekjeve për të zbutur pasojat e uljes së prodhimit të vendosur nga......

Italia synon reduktimin e borxhit publik - Një nga mënyrat, flukset hyrëse të emigrantëve
Italia, vendi më me shumë borxhe në eurozonë pas Greqisë, mund të ulë borxhin publik më shpejt nëse vazhdon të pranojë një numër të madh emigrantësh, sipas të......

Nafta, e qëndrueshme pranë 86 USD - Rusia ul prodhimin me 700 mijë fuçi naftë në ditë
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, si pasojë e shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës.......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Mbështetet nga të dhënat që sugjerojnë ngadalësim të çmimeve në SHBA
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët i kanë mirëpritur të dhënat mbi inflacionin në SHBA dhe të dhënat e tjera që......

Dollari zbret në nivelin më të ulët në 1 vit - Shtohen mundësitë që Rezerva Federale të mos rrisë normën bazë të interesit
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të ulët në një vit edhe në sesionin e sotëm, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi janë rritur......

Dollari amerikan e mbyll javën në ‘rënie të lirë’ ndërsa Franga zvicerane kapërcen pragun e 113 lekë!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të ndjeshme nga dita e djeshme duke vijuar të humbasë pikë këtë jave teksa e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u......

1/5 e energjisë humb në rrjet - 12 mujori/ 67% e totalit si pasojë e rrjetit të amortizuar, 33% për shkak të vjedhjeve!
Gati 1.5 mln mWh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes gjatë vitit që shkoi vitin e kaluar për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve. Sipas të......

Si falsifikohen paratë në Shqipëri? - Raporti: Kryesisht riprodhime me teknikën ink-jet, më se shumti prerje 1000 dhe 5000 Lekë
Duket se elementët e sigurisë të kartmonedhave shqiptare po kalojnë testin e sigurisë me sukses. Banka e Shqipërisë raporton shumë pak kartëmonedha false të......