Gara për Inteligjencën Artificiale - Amazon sfidon Microsoft dhe Google

Amazon i është bashkuar Microsoft e Google në garën për Inteligjencën Artificiale gjeneruese, duke iu drejtuar klientëve të saj ‘cloud’ dhe një tregu për mjetet e AI të kompanive të tjera. Amazon Web Services – një njësi e gjitgantit të tregtisë elektronike – publikoi dy nga modelet e tij të gjuhës: një i projektuar për të prodhuar tekste dhe një tjetër që mund të kontribuojë, mes të tjerave, personalizimit të kërkimeve në web. Sipas të dhënave nuk do të ketë një ‘chatbot’ si ato që Microsoft e Google prezantuan, pasuar nga komente të ndryshme.
Modelet gjuhësore të Amazon, të quajtura Titans, u trajnuan për sasi të mëdha teksti për të përmbledhur përmbajtjen, për të hartuar një postim në blog ose për të marrë pjesë në sesione të hapura pyetje-përgjigje. Ato do të vihen në dispozicion në një shërbim AWS, të quajtur Bedrock, ku zhvilluesit do të jenë në gjendje të përdorin modele të ndërtuara nga kompani të tjera të dedikuara për IA gjeneruese, duke përfshirë AI21 Labs, Anthropic dhe Stability AI.
Shefi i AWS, Adam Selipsky tha se klientët kanë pyetur "çfarë mund të bëni për të na ndihmuar me AI gjeneruese". Ndërsa pranoi se teknologjia është në fillimet e saj, ai tha se çipat e brendshëm të kompanisë lejojnë Amazon të ofrojë zgjidhje dhe performancë me kosto efektive.
Generative AI, softuer që mund të krijojë tekst, imazhe ose video bazuar në kërkesat e një përdoruesi, ka rrëmbyer imagjinatën e Silicon Valley, duke ndezur një konkurrencë të ashpër për të përfituar nga teknologjia. Përkrahësit e chatbot-eve si ChatGPT dhe mjeteve që gjenerojnë imazhe si Dall-E besojnë se IA gjeneruese do të revolucionarizojë llojet e detyrave që kryen softueri.
Microsoft, përmes një partneriteti me krijuesin e ChatGPT OpenAI, ka integruar teknologjinë gjeneruese të Inteligjencës Artificiale në shërbimin e saj të kërkimit në internet Bing dhe planifikon t'i shpërndajë këto mjete në të gjitha produktet. Google (Alphabet) është në garë për të bërë lëvizje të ngjashme.
AWS, e cila shet fuqi kompjuterike sipas kërkesës dhe mjete softuerike, duke përfshirë një sërë aplikacionesh për mësimin automatik, kishte bashkëpunuar më parë me kompanitë e IA, duke përfshirë Hugging Face dhe Stability AI, e cila ndërton gjeneratorin e imazhit Stable Diffusion. Megjithatë, më parë, kompania nuk kishte zbuluar kurrë planet për të nxjerrë një model të brendshëm.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Grevat “tkurrin” ekonominë britanike - Por, vendi parashikohet të mos bjerë në recesion
Ekonomia e Britanisë u “tkurr”’ në muajin shkurt pasi grevat e punonjësve publikë goditën prodhimin, por rritja në janar ishte më e fortë se sa mendohej......

BQE: Përmirësohet inflacioni në Eurozonë - Situata pritet të jetë më optimiste para pushimeve të verës
Para pushimeve të verës, situata ekonomike në eurozonë pritet të jetë më optimiste. Banka Qendrore Europiane ka paralajmëruar një përmirësim të inflacionit në......

Kërkesa për naftë gjatë verës - OPEC paralajmëron për rreziqet e mundshme
OPEC paralajmëron për rreziqet e kërkesës për naftë gjatë stinës së verës, në kuadër të përpjekjeve për të zbutur pasojat e uljes së prodhimit të vendosur nga......

Italia synon reduktimin e borxhit publik - Një nga mënyrat, flukset hyrëse të emigrantëve
Italia, vendi më me shumë borxhe në eurozonë pas Greqisë, mund të ulë borxhin publik më shpejt nëse vazhdon të pranojë një numër të madh emigrantësh, sipas të......

Nafta, e qëndrueshme pranë 86 USD - Rusia ul prodhimin me 700 mijë fuçi naftë në ditë
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, si pasojë e shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës.......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Mbështetet nga të dhënat që sugjerojnë ngadalësim të çmimeve në SHBA
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët i kanë mirëpritur të dhënat mbi inflacionin në SHBA dhe të dhënat e tjera që......

Dollari zbret në nivelin më të ulët në 1 vit - Shtohen mundësitë që Rezerva Federale të mos rrisë normën bazë të interesit
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të ulët në një vit edhe në sesionin e sotëm, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi janë rritur......

Dollari amerikan e mbyll javën në ‘rënie të lirë’ ndërsa Franga zvicerane kapërcen pragun e 113 lekë!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të ndjeshme nga dita e djeshme duke vijuar të humbasë pikë këtë jave teksa e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u......