Grevat “tkurrin” ekonominë britanike - Por, vendi parashikohet të mos bjerë në recesion

Ekonomia e Britanisë u “tkurr”’ në muajin shkurt pasi grevat e punonjësve publikë goditën prodhimin, por rritja në janar ishte më e fortë se sa mendohej fillimisht, që do të thotë se ka pak gjasa që të ndodhë një recesion. Prodhimi i Brendshëm Bruto ishte i pandryshuar në terma mujorë në shkurt, kundrejt parashikimit për një rritje prej 0.1%.
Por, Zyra për Statistikat Kombëtare – ONS - rishikoi vlerësimin e saj për rritjen e janarit në 0.4% nga 0.3% - që do të thotë se Britania ka të ngjarë të shmangë tkurrjen e tremujorit të parë që Banka e Anglisë parashikoi muajin e kaluar. Panorama më e gjerë ekonomike mbetet e dobët. Ndërsa anashkaloi recesionin për momentin, ekonomia e Britanisë ka ngecur gjatë vitit të kaluar.
Projeksionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar të publikuara këtë javë treguan se Britania renditet në fund të ekonomive kryesore të botës për sa i përket rritjes ekonomike të pritshme në vitin 2023, me një tkurrje prej 0.3%, ekuivalente me një rënie prej 0.7% mbi bazën për frymë.
Ekspertët shprehen se shqetësimet për recesionin do të vazhdojnë të jenë të pranishme pasi taksat dhe kostot e huamarrjes më të larta kompensojnë rënien e inflacionit dhe mbështetjen e qeverisë për faturat e energjisë. Ata shtojnë se Banka e Anglisë duhet t'i japë fund ecurisë së rritjes së normave të interesit muajin e ardhshëm pasi rritja e normave do të dobësonte më tej perspektivat e rritjes së vendit.
Sektori i gjerë i shërbimeve u tkurr me 0.1% në shkurt, i dëmtuar nga grevat e mësuesve dhe punonjësve të tjerë të sektorit publik, por u kompensua nga një rritje në sektorin shumë më të vogël të ndërtimit. Rishikimi në rritje deri në janar do të thotë se ekonomia do të duhej të ishte tkurrur me 0.6% në mars për tremujorin e parë në tërësi për të treguar një tkurrje.
Ministri i Financave Jeremy Hunt tha se të dhënat treguan se performanca ekonomike e Britanisë kishte qenë më e fortë se sa mendohej. Shifrat treguan një rritje prej 2.4% në sektorin e ndërtimit - që përfaqëson rreth 6% të ekonomisë – e që ishte nxitësi i vetëm i rritjes ekonomike në shkurt.
Zyrtarët e ONS ia atribuan rritjen e në sektorin e ndërtimit një rikuperimi në shkurt nga ndërprerja e shkaktuar nga moti i keq në janar, veçanërisht në ndërtimet e reja dhe një rritjeje në sektorin e mirëmbajtjes dhe riparimit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

BQE: Përmirësohet inflacioni në Eurozonë - Situata pritet të jetë më optimiste para pushimeve të verës
Para pushimeve të verës, situata ekonomike në eurozonë pritet të jetë më optimiste. Banka Qendrore Europiane ka paralajmëruar një përmirësim të inflacionit në......

Kërkesa për naftë gjatë verës - OPEC paralajmëron për rreziqet e mundshme
OPEC paralajmëron për rreziqet e kërkesës për naftë gjatë stinës së verës, në kuadër të përpjekjeve për të zbutur pasojat e uljes së prodhimit të vendosur nga......

Italia synon reduktimin e borxhit publik - Një nga mënyrat, flukset hyrëse të emigrantëve
Italia, vendi më me shumë borxhe në eurozonë pas Greqisë, mund të ulë borxhin publik më shpejt nëse vazhdon të pranojë një numër të madh emigrantësh, sipas të......

Nafta, e qëndrueshme pranë 86 USD - Rusia ul prodhimin me 700 mijë fuçi naftë në ditë
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, si pasojë e shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës.......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Mbështetet nga të dhënat që sugjerojnë ngadalësim të çmimeve në SHBA
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët i kanë mirëpritur të dhënat mbi inflacionin në SHBA dhe të dhënat e tjera që......

Dollari zbret në nivelin më të ulët në 1 vit - Shtohen mundësitë që Rezerva Federale të mos rrisë normën bazë të interesit
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të ulët në një vit edhe në sesionin e sotëm, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, pasi janë rritur......

Dollari amerikan e mbyll javën në ‘rënie të lirë’ ndërsa Franga zvicerane kapërcen pragun e 113 lekë!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të ndjeshme nga dita e djeshme duke vijuar të humbasë pikë këtë jave teksa e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u......

1/5 e energjisë humb në rrjet - 12 mujori/ 67% e totalit si pasojë e rrjetit të amortizuar, 33% për shkak të vjedhjeve!
Gati 1.5 mln mWh energji humbën në rrjetin e shpërndarjes gjatë vitit që shkoi vitin e kaluar për shkak të rrjetit të amortizuar apo vjedhjeve. Sipas të......