Shqipëria Postuar më 14 Prill 2023, 14:27

Për cilat masa financimi aplikuan më shumë fermerët? - Mbi 68 mijë fermerë, “harta” me zonat që kanë pasur më shumë interes

Nga SCAN TV
Për cilat masa financimi aplikuan më shumë fermerët? - Mbi

Interesi i fermerëve për të përfituar nga subvencionet në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2023 është rritur ndjeshëm. Referuar të dhënave nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural,  pas mbarimit të afatit zyrtar të aplikimeve, i cili ishte vendosur më 11 Prill, rezulton se këtë vit janë regjistruar në total 68.647 aplikime nga fermerët,  apo mbi 10 mijë aplikantë më shumë se një vit më parë.  Ndër masat e financimit të vëna në dispozicion më shumë interes ka pasur nafta falas në bujqësi, në të cilën kanë aplikuar afro 54.700 fermerë.

Interes të lartë kanë shënuar edhe masat e mbështetjes në blegtori, ku në total janë regjistruar 8618 aplikime, bletaria gjithashtu ka pasur një rritje të ndjeshme të aplikimeve, e ndjekur nga mbështetja për fermat organike. Ndërsa masat e tjerë kanë pasur më pak interes.

Nëse do ti referohemi në bazë qarqesh për të kuptuar se cilat janë zonat me më shumë aplikantë, rezulton se Qarku i Fierit renditet në vendin e parë me 18.822 aplikime, i ndjekur nga Qarku Korçë  me 13.037 aplikime, Qarku Berat me 7911 aplikime, Elbasan me 7768 aplikantë, Vlora me 4081, ndërsa qarqet e tjera kanë regjistruar nivel më të ulët.

Tashmë Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural do të bëjë një “filtrim” të vetëdeklarimit të bërë nga fermerët përmes e-albania, duke plotësuar dosjen dhe duke kërkuar dokumentacion shtesë aty ku është e nevojshme dhe më pas do të shpallë fituesit të cilët plotësojnë kriteret. Këtë vit nuk do të përjashtohet asnjë aplikant që plotëson kriteret pasi fondi prej 3.3 miliardë lekësh do të ndahet në mënyrë propocionale tek të gjithë përfituesit.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat