Shqipëria Postuar më 14 Prill 2023, 12:30

Jeta e një italiani në Shqipëri - Giovvani Timillero, inxhineri që prej 4 vitesh e gjysëm punon në vendin tonë

Nga SCAN TV
Jeta e një italiani në Shqipëri - Giovvani Timillero, inxhineri

Në studio intel të enjten në mbremje u diskutua me shifra për të huajt që jetojnë në Shqipëri, duke bërë një profilizim të tyre, bazuar te statistikat publike, por edhe duke folur me një ndër ta, Giovanni Timillero, inxhinier mjedisor, që prej vitesh tashmë ka zgjedhur të jetojë dhe punojë në vendin tonë.

Une jetoj ne Shqiperi qe prej janarit të vitit 2019 dhe jam këtu prej 4 vitesh e gjysëm dhe le të themi që jam një Italian tipik, pasi në 10 vitet e fundit kam jetuar gjithmonë jashtë shtetit. Por mund të them se Shqipëria është sigurisht vendi ku jam gjendur më shumë në shtëpi. Janë një seri elementësh që e bëjnë Shqipërinë absolutisht vendin më të ngjashëm me Italinë, si kuzhina, kultura, zakonet dhe mbi të gjitha gjuha, pasi thuajse të gjithë shqiptarët e flasin dhe e kuptojnë gjuhën italiane, çka bën që të për ne të jetë ekstremisht e lehtë përshtatja për të jetuar në Shqipëri”.

Giovanni foli edhe për vlerat e shtuara që ofron Shqipëria krahasuar me vendet e tjera europiane. “Shqipëria ka një sërë vlerash të shtuara që e bëjnë mjaft të konkurrueshme krahasuar me vendet e tjera të Europës. I pari ndër këta elementë është ai që lidhet me sektorin e turizmit, duke qenë se Shqipëria ka një varitetet bukurish natyrore dhe perisazhesh dhe resursesh të lidhura me gastronominë, kluturën, traditat, që janë mahnitëse dhe jo shumë të njohura në vendet e tjera, duke e bërë absolutisht një destinacion prioritar, veçanërisht sa i përket truzimit të përgjegjshëm, në një epokë ku tuirzmi i masës sundon. Sa më përket, mund të konfirmoj se duke jetuar në Tiranë kam një cilësi jetese që nuk e kam pasur në vendet e tjera, pasi ka trajtën e një kryeqyteti, por hapësirat e kufizuara të një qyteti province, duke të lejuar të lëvizësh pa përdorur makinën, por edhe një sërë elementësh natyrorë, si parku, mali, kodrinat, që sipas meje e bëjnë një qytet që i përshtatet njeriut.

Xhorxhina Deda/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat