Si ndikoi rritja e pagave në buxhetin e shtetit? - TAP “dhuron” 33.7 milionë euro, kapërcimin më të lartë për Shkurtin

Buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 46.8 miliardë lekë gjatë muajit Shkurt, duke tejkaluar pritshmëritë dhe me një rritje prej 11.5 për qind krahasimisht me një vit më parë. Zëri që ka pasur performancën më pozitive në të ardhurat buxhetore ka qenë Tatimi mbi të Ardhurat personale.
Nga ky zë në muajin Shkurt janë arkëtuar 3.8 miliardë lekë apo 33.7 milionë euro, me një rrite prej 23.9 për qind krahasuar me një vit më parë dhe 13.5 për qind në tejkalim të planit.
Ashtu sikurse pritej, rritja me dy herë e pagës minimlale përgjatë vitit që kaloi si dhe rritja e pagave në sektorin publik, por edhe në atë privat për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, ka “fryrë” buxhetin, duke kompensuar edhe zëra të tjerë që kanë rezultuar me rënies siç është rasti i taksave nacionale apo Tatimit Mbi vlerën e Shtuar, zë që për herë të parë pas kaq shumë kohësh, ka rezultuar me rënie në -6.7 për qind krahasuar me një vit më parë, çka tregon një frenim të kërkesës konsumatore.
Nga ana tjetër rritja e pagave ka sjellë kontribut pozitiv edhe ne skemën e sigurimeve shoqërore. Vetëm në muajin shkurt nga kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore janë mbledhur rreth 10.4 miliardë lekë, duke regjistruar rritje prej 16.3 për qind krahasuar me Shkurt 2022 dhe 10.7 për qind në raport me planin.
Në tërësi, në muajin Shkurt është shënuar një devijim nga performanca përgjatë gjithë vitit të kaluar, pasi të ardhurat tatimore dhe doganore kanë rënë me 0.9 për qind që gjë lidhet me mirëadministrimin por dhe qarkullimin e mallrave.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Qeveria miraton 3 centrale eolike - Fuqia e instaluar nga 3 MW, shteti do marrë 2% të energjisë së prodhuar
Qeveria ka miratuar ndërtimin e tre parqeve të prodhimit të energjisë nga era, teksa fuqia e instaluar e secilit central do të jetë 3 MW. Sipas vendimeve,......

Për cilat masa financimi aplikuan më shumë fermerët? - Mbi 68 mijë fermerë, “harta” me zonat që kanë pasur më shumë interes
Interesi i fermerëve për të përfituar nga subvencionet në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2023 është rritur ndjeshëm. Referuar të dhënave nga Agjencia për......

Përse kaq shumë valutë në Shqipëri? Tanku shpjegon flukset - Kreu i Kërkimit Shkencor në BSH: Vijnë nga ekportet, turizmi, remitancat, por jo vetëm
Drejtori i departamentit të Kërkimit Shkencor në Bankën e Shqipërisë Altin Tanku, Në një intervistë për televizionin Scan, ka analizuar flukset e larta të......

Jeta e një italiani në Shqipëri - Giovvani Timillero, inxhineri që prej 4 vitesh e gjysëm punon në vendin tonë
Në studio intel të enjten në mbremje u diskutua me shifra për të huajt që jetojnë në Shqipëri, duke bërë një profilizim të tyre, bazuar te statistikat publike,......

Michael Jordan thyen sërish rekord botëror – Atletet e tij të NBA 1998 shiten për 2.2 milionë dollarë
Në vitin 1998, Michael Jordan kishte veshur një palë nga atletet e tij ikonë me të zezë dhe të kuqe Air Jordan 13 për të sjellë në shtëpi një fitore të Bulls......

‘Moment historik’: Linja e parë e metrosë nënujore përfundon rrugëtimin e saj të parë!
Tuneli i parë nënujor në Indi, linja më e re e metrosë së Kalkutës, e vendosur për t'u hapur për publikun në nëntor dhe që kalon nën lumin Hooghly në......

Targa më e shtrenjtë në botë shitet për 15 milionë dollarë!
Targa Alicense është shitur për 55 milionë dirhemë (15 milionë dollarë) në një ankand bamirësie në Dubai, duke arritur atë që organizatorët e Emirates Auction......

Cilat banka europiane janë investitorët më të mëdhenj të karburanteve fosile?
Bankat më të mëdha në botë derdhën më shumë se 60 miliardë euro në financimin e karburanteve fosile vitin e kaluar, tregon një raport i ri i madh. Përpiluar......