Gjermania shmang recesionin - Shënohet një rritje modeste në tremujorin e parë

Gjermania pritet t'i shpëtojë recesionit duke regjistruar një rritje modeste në tremujorin e parë të vitit, sipas një raporti të publikuar nga ministria e ekonomisë në vend. Sipas saj një recesion teknik prej dy tremujorësh negativë me radhë duket se është shmangur.
Parashikimet aktuale flasin një rritje të lehtë nga viti në vit të produktit të brendshëm bruto për vitin 2023 në tërësi. Institucionet kryesore ekonomike presin që ekonomia gjermane të rritet me 0.3% këtë vit. Treguesit ekonomikë shfaqin një rritje të dukshme në tremujorin e parë, me prodhimin industrial dhe të ndërtimit që nxit rritjen, duke përfituar nga lehtësimi i pengesave materiale, rënia e çmimeve të energjisë dhe kushtet e favorshme të motit.
Parashikimet e Përbashkëta Ekonomike të institutit tregojnë një zgjerim prej 0.1% të PBB-së në tremujorin e parë. Kjo pason një tkurrje prej 0.4% në tremujorin e katërt të 2022. Ministria foli për një "fillim të favorshëm" të vitit. Dimri i butë dhe nivelet e larta të depozitimit të gazit kontribuan në disponueshmërinë e mjaftueshme të gazit në Gjermani dhe Europë, gjë që u reflektua në një rënie të dukshme të çmimeve të energjisë.
Ndjesia e konsumatorit pritet të vazhdojë rimëkëmbjen e saj në muajt e ardhshëm, megjithëse humbjet në fuqinë blerëse të lidhura me inflacionin vazhdojnë të rëndojnë ekonominë sipas raporteve zyrtare. Normat e inflacionit pritet të vijojnë të zbuten edhe në muajt në vijim, megjithëse mbeten në nivele të larta. Gama aktuale e parashikimit është 5.4% në 6.6% për inflacionin në 2023 dhe 2.1% në 3.5% për 2024 - ën.
Ministria e Ekonomisë sheh rreziqe për perspektivën e saj ekonomike, si konsumi i dobët privat, një përkeqësim i kushteve në ndërtim, problemet e fundit në institucionet financiare dhe pasiguria gjeopolitike për shkak të luftës në Ukrainë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rrezik pastrimi parash, BSH inspekton 70 zyra këmbimi valutor - Në total 583. U licencuan 56 të reja dhe iu revokua licenca 29 ekzistueseve
Megjithëse konsiderohet ndër sektorët me riskun më të lartë për pastrim parash, tregu i këmbimit valutor ka shënuar një bum të vërtetë gjatë vitit të shkuar.......

Tjetër borxh për energjinë - Qeveria miraton marrëveshjen e kredisë, në 2 muaj merren 100 mln euro
Në harkun kohor të 2 muajve qeveria ka marrë 2 kredi nga 50 mln euro, që do të shkojnë për sektorin elektroenergjetik në vend. Kredia e parë u miratua në......

Si ndikoi rritja e pagave në buxhetin e shtetit? - TAP “dhuron” 33.7 milionë euro, kapërcimin më të lartë për Shkurtin
Buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 46.8 miliardë lekë gjatë muajit Shkurt, duke tejkaluar pritshmëritë dhe me një rritje prej 11.5 për qind krahasimisht me një......

Qeveria miraton 3 centrale eolike - Fuqia e instaluar nga 3 MW, shteti do marrë 2% të energjisë së prodhuar
Qeveria ka miratuar ndërtimin e tre parqeve të prodhimit të energjisë nga era, teksa fuqia e instaluar e secilit central do të jetë 3 MW. Sipas vendimeve,......

Për cilat masa financimi aplikuan më shumë fermerët? - Mbi 68 mijë fermerë, “harta” me zonat që kanë pasur më shumë interes
Interesi i fermerëve për të përfituar nga subvencionet në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2023 është rritur ndjeshëm. Referuar të dhënave nga Agjencia për......

Përse kaq shumë valutë në Shqipëri? Tanku shpjegon flukset - Kreu i Kërkimit Shkencor në BSH: Vijnë nga ekportet, turizmi, remitancat, por jo vetëm
Drejtori i departamentit të Kërkimit Shkencor në Bankën e Shqipërisë Altin Tanku, Në një intervistë për televizionin Scan, ka analizuar flukset e larta të......

Jeta e një italiani në Shqipëri - Giovvani Timillero, inxhineri që prej 4 vitesh e gjysëm punon në vendin tonë
Në studio intel të enjten në mbremje u diskutua me shifra për të huajt që jetojnë në Shqipëri, duke bërë një profilizim të tyre, bazuar te statistikat publike,......

Michael Jordan thyen sërish rekord botëror – Atletet e tij të NBA 1998 shiten për 2.2 milionë dollarë
Në vitin 1998, Michael Jordan kishte veshur një palë nga atletet e tij ikonë me të zezë dhe të kuqe Air Jordan 13 për të sjellë në shtëpi një fitore të Bulls......